Ka ndodhur

Fier, babë e bir kultivonin lëndë narkotike pranë banesës

Babë e bir janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Kuman”, janë vënë në prangat e policisë, shtetasit Y.Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe fidanë të dyshuar kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë