Lajme

Fier, arrestohet pronari i pikës së gazit që shpërtheu në flakë

Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e pikës së gazit pas shpërthimit të fuqishëm të një dite më parë, ku si pasojë disa banesa pësuan dëme të mëdha.
Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. M., 62 vjeç, banues në Fier.
Siç njofton policia, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në Fier, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.
Banorët treguan për mediat se shpërthimi i pikës së gazit ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë