Lajme

Fier, 42-vjeçarja tenton të mbysë 2 vajzat e mitura

Një 42-vjeçare në Fier ka tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj.

Është arrestuar në flagrancë shtetasja Rudina Kishta, 42 vjeç, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Ajo ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeç, duke tentuar t’i mbyste  ato në ujërat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë