Rend dhe Ligj

Fidanë kanabisi në pyllin e Semanit, arrestohet pronari i tokës

Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit, duke arrestuar një person, shpallur në kërkim një tjetër dhe proceduar rojen e pyllit.

Sipas uniformave blu, bimët e kanabisit janë zbuluar në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., i cili është arrestuar.

Po ashtu policia thotë se është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë