Treg

Fiat-Chrysler qindra milionë euro Teslas për parametrat mjedisorë të BE-së

Fiat-Chrysler do t'i paguajë qindra milionë euro Teslas për të përllogaritur makinat elektrike të prodhuesit amerikan në flotën e tij, për të respektuar në këtë mënyrë parametrat e BE-së në terma të emetimeve të Co2 parashikuar për 2020-ën.

E ka bërë me dije Financial Times, pa cituar ndonjë burim informimi.

Kufiri i parashikuar nga BE për 2020-ën është 95 gramë për kilometër: me këtë veprim që të kujton disi çertifikatat e gjelbra të sektorit energjetik, në thelb Fca mund të kompensojë emetimet e dioksidit të karbonit prej makinave të saj falë falë atyre të prodhuesit elektrik, duke ulur shifrën e saj mesatare në një nivel të pranueshëm.

E përditmshmja financiare shkruan që, ashtu siç rezulton prej saitit të Komisionit Europian, Fca ka krijuar një marrëveshje me Teslan 25 shkurtin e kaluar.

Fiat-Chrysler Automobiles “zotohet të ulë emetimet e të gjithë makinave të veta dhe në të njëjtën kohë do të optimizojë opsionet e pajtueshmërisë që rregulloret ofrojnë”, përgjigjet shtëpia automobilistike italo-amerikane. “Gjithsesi - shpjegon Fca – kuptimi i një tregu të CO2 është që të shfrytëzojë mënyrat më të leverdisshme për të zvogëluar emetimet gjithpërfshirëse të gazrave serrë në treg. Marrëveshja e hapur e blerjeve ofron fleksibilitet për të furnizuar me produkte të cilat klientët tanë janë të gatshëm ti marrin duke menaxhuar me kohën komformitetin me qasjen ndaj kostove më të ulta.”

Në 2020-ën, në fakt, do të shpallen rregullat e reja, që parashikojnë për automjetet e reja në Bashkimin Europian një kufi prej 95 gramë emetim të CO2 për kilopmetër, më e shtrënguar se 130 gramë për kilometër e detyruar në 2015-ën. Për ndërmarrjet që mendojnë se nuk janë në gjendje të respektojnë kufijtë të paktën menjëherë, ekziston megjithatë një mundësi e ndryshme:sistemi i autorizuar nga Brukseli, që të sjell ndërmend disi atë të çertifikatave të gjelbratë ndërmarrjeve prodhuese të energjisë, që iu lejon shtëpive të automjeteve të cilat nuk arrijnë të respektojnë parametrat me mudnësitë e tyre, të blejnë kredite nga shtëpi të tjera më “virtuoze”, me të cilat mund të ti japin jetë të ashtuquajturave “pool”- hapësira. Në këtë mënyrë, duke llogaritur emetimet e të gjithë aktorëve të përfshirë në pool, synohet të arrihet një mesatare nën parametrin e fiksuar.

Në një të kaluar të afërt marrëveshjet e këtij lloji kishin të bënin me markat e ndryshme të një grupi të vetëm, si Bmw me Rolls Royce ose Volkswagen me marka të shumta që zotëron (Audi, Bugatti, Seat, Skoda), por që tanimë ekzistojnë edhe hapësira marrëveshjesh të hapura mes shtëpive të automjeteve që janë në konkurrencë me njëra-tjetrën: pranë saj që është fromuar prej Fca dhe Teslas rezulton në fakt ajo mes Toyota e Mazda sigluar në 2018-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë