Futboll

Festuan Kupën: 9 lojtarë e 50 tifozë të infektuar, Bullgaria mbyll stadiumet

Lokomotiv Plovdiv fitoi Kupën e Bullgarisë, por në fushë ishte një lojtar i infektuar nga Covid. Pas ndeshjes, skuadra shkoi të festonte me disa tifozë në një klub nate. Rezultati? Të paktën 9 lojtarë dhe 50 tifozë të infektuar.

Të nëntë lojtarë e Lokomotiv Plovdiv e tifozët e infektuar ishin pjesëmarrës në festimet për triumfin në Kupën e Bullgarisë në Plovdiv. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Plovdiv.

Duke parë situatën e krijuar, Federata me urgjencë vendosi të dekretonte mbylljen e dyerve të stadiumeve për evituar një shpërthim tjetër masiv. Masat më pas janë ashpërsuar nga qeveria bullgare e cila ka vendosur që të ndalë edhe festat e fundvitit shkollor e të mbyllë lokalet e natës, meqë numri i infeksioneve është rritur në mënyrë drastike në javën e fundit në vend.

Drejtori i drejtorisë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ftuar kryebashkiakët e guvernatorët rajonalë të limitojnë të gjithë eventet masive për shkak të rritjes drastike të numrit të personave të infektuar nga Covid-19 në Bullgari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë