Trend

Festat e fundvitit, një sfidë e vërtetë për të gjitha gratë

Blerja e dhuratave, dekorimi i pemës, pazaret ushqimore, të gjitha janë pjesë e festimeve të fundvitit. Por ajo që shpesh harrohet është puna shtesë e grave që shtojnë dozën e emocioneve familjare.

Për t’i bërë festat më të bukura me familjen, shpeshherë gratë lënë nevojat e tyre mënjanë dhe i gjithë përkushtimi shkon për përgatitjen e ditëve të fundit të vitit.
Nëse jeni një grua e martuar, një ‘mal’ me punë ju presin në periudhën e festave, duke nisur që nga përgatitja e dhuratave, pazari, dekorimi i pemës, gatimi, pastrimi i shtëpisë, krijimi i shtretërve rezervë, si dhe një mijë punë të tjera fizike. Zyrat e statistikave kombëtare në Britani ka zbuluar se gratë bëjnë rreth 40% të punëve përfshirë edhe kujdesin ndaj fëmijëve, më shumë se burrat. Një sondazh i kohëve të fundit në mbarë vendin sugjeroi që burrat në Britani duhet të shpenzojnë 11 orë punë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.   

“Një kolege e imja më tha fundvitin e kaluar, se burri i saj nuk e ka idenë se si bëhen të gjitha punët dhe për më tepër mendon se edhe dhuratat që ajo përgatit, shfaqen si me magji. Ndoshta ai beson në Babagjysh”, tha Laura Bates, shkrimtare britanike.

Megjithatë, gjatë disa viteve të fundit, ka pasur një ndërgjegjësim në rritje jo vetëm për punët e papaguara shtëpiake që gratë bëjnë, por edhe për detyrat më delikate, pa u vënë re dhe pa përfitime: barra e asaj që është bërë gjerësisht e njohur si "puna emocionale". Por në asnjë moment nuk është kjo barrë më e rëndë se në Krishtlindje.

Por jo vetëm kaq, gratë kanë edhe ngarkesë psikologjike, kur bëhet fjalë për përgatitjen në periudhën e Krishtlindjeve. Duke menduar edhe deri tek falenderimet që duhet t’u dërgojnë mësueses së fëmijëve, pa përmendur punët e tjera të shtëpisë.
Si duhet ta shohin gratë këtë periudhë të festave? A duhet t’i presin me emocion, apo thjesht të ndjejnë barrën e përgatitjeve që kanë për të bërë. Menaxhimi i të gjithë nevojave familjare, i bën gratë të ndjehen të izoluara dhe të vetmuara.

Sociologia Arlie Hochschild krijoi termin "punë emocionale" në librin e saj të vitit 1983 "The Managed Heart". Ajo e përdori këtë term për të përcaktuar idenë se një punëtor duhet të manipulojë ndjenjat për t'iu përshtatur kërkesave të një pune. "Puna emocionale … është puna edhe për të cilën paguhesh, e cila përfshin përpjekjen dhe ndjenjën e duhur për punën," thotë ajo. "Kjo përfshin evokimin dhe shtypjen e ndjenjave …”
Hochschild tha se punët e përditshme ose presioni për të "bërë festën e përsosur të Krishtlindjeve", është një synim për të gjitha gratë. Ndërsa shtoi: "Unë mendoj se menaxhimi i ankthit të lidhur me detyrat, është puna emocionale".
Psikologia e marrëdhënieve Susan Quilliam e përshkruan këtë si "koreografi emocionale të Krishtlindjeve". Ajo thotë se gratë shpesh duhet të vënë mbi emocionet e tyre, punët dhe përgatitjet e festave të fundviti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë