Sport

Ferrari largon Raikonen, afrohet piloti premtues

Edhe legjendat një ditë largohen dhe tashmë është radha e Kimi Raikonen që të përshëndetet me Ferrarin. Prej disa ditësh përflitej për largimin e “iceman” nga skuderia “kokëkuqe” por vetëm gjatë ditës së martë ka ardhur zyrtarizimi.

Ishte vetë Ferrari që lajmëroi zyrtarisht se në fund të sezonit Kimi Raikonen nuk do të jetë më pilot i saj. Polioti finlandez e përfundon kontratën e tij në fund të këtij kampionati dhe nuk do mund të rinovojë, pasi italianët kanë gjetur një zëvendësues. Vendin e “iceman” do e zërë 20-vjeçari premtues, Charles Leclerc.  Ky i fundit është cilësuar si një nga pilotët më premtues në botën e Formula 1 dhe deri në këtë sezon ka qenë pilot i skuderisë Sauber.

Kimi Raikonen pati një histori të gjatë me Ferrarin, ai pilotoi makinën italianë në kulimin e karrierës së tij gjatë viteve 2007-2009, ku arriti të fitonte dhe një titull kampion. Më pas për një periudhë 2-vjeçare u shkëput nga bota e Formula 1 duke garuar me makinat Rally. Pas kësaj përvojë u rikthye në Formula 1. Për dy vite pilotoi me makinën modeste Lotus deri sa në vitin 2014 vendosi të rikthehej në “shtëpinë” e tij. Në këto pesë sezonet e tij të fundit me Ferrarin, si i rikthyer për fat të keq Raikonen nuk u ngrit asnjëherë në lartësinë e kërkuar nga skuderia, por edhe nga tifozët, që e ëndërronin Raikonenin e madh që garonte për vendet e para. Në këto vite, finlandezi ishte gjithmonë pilot i dytë, por duket se as në këtë pozicion nuk ishte më i përshtatshëm për Ferrarin.

Sakaq sa i përket Charles Leclerc, ai është konsideruar si e ardhmja e Formula 1, pasi është vetëm 20 vjeç, por ka treguar cilësi shumë të mira në pilotim. Ai është një produkt i akademisë së Ferrarit dhe për francezin do të jetë si një rikthim në shtëpi. Leclerc gjatë këtij sezoni ka bërë gara shumë të mira, duke iu hapur shumë probleme të gjithë pilotëve, madje edhe Rakonen apo Vettel, pavarësisht se makina e tij Sauber nuk është në lartësinë e duhur.

Ferrari nga ana tjetër, këtë kampionat tregoi shenja të mira në fillim, por duket se në garat e fundit është duke humbur terren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë