Treg

Fermerët me sindikatë, përplasen me policinë në Lushnje: Nuk duam ta lëmë Shqipërinë

Mbi 1000 fermerë kanë protestuar sot në rrethrrotullimin e Stavrës.

Është protesta e parë që fermerët bëjnë për këtë vit dhe protesta e parë nën siglën e “Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar” e cila numëron mbi 1600 anëtarë.

Gjatë protestës fernerët u konfrontuan me policinë duke u përpjekur të çajnë kordonin e tyre, pasi nuk janë lejuar të bllokojnë rrethrrotullimin.

Për ti dalë ballë situatës prezent ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Ne kemi marrë angazhimin e policisë të shkruar të zezë me të bardhë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës ditën e sotshme. Në kemi njoftuar sipas ligjit duke bërë të ditur vendndodhjen e protestës, kishim për qëllim të bllokonim rrethrrotullimin e Stavrës. Por dje policia me një letër dorazi na tha se nuk mund të siguronte mbarëvajtjen. Megjithatë ne i qëndruam variantit të parë”- u shpreh për gazetën “Si” Eduard Sharka kreu i Sindikatës së Bashkuar të Fermerëve.

Sipas tij nga konfrontimi me kordonin e policisë janë dëmtuar disa fermerë të cilët janë goditur me shkelma nga policët.

Fermerët u organziuan në protestë, pasi sipas tyre qeveria nuk ka denjuar ti përgjigjet kërkesave me shkrim për ndryshim të politikave agrare aktuale.

“Qëllimi i protestës është sensibilizimi i Qeverisë dhe Opinionit Publik për gjendjen e vështirë që po kalojnë fermerët dhe për të parashtruar 5 (pesë) kërkesat. Në këto momente të veshtira ne e ndjejmë veten të braktisur nga shteti i cili ka detyrimin ligior ta na orientojë në raport me kërkesat e tregut, të na mbështesë me subvensione direkte dhe politika mbrojtëse për të na lehtësuar koston e prodhimit që ne të mos falimentojmë dhe të braktisim Shqpërinë”- është shprehur gjatë protestës Eduart Sharka i mbështetur edhe nga mbi 1000 fermerët që vinin nga Elbasani, Fieri, Berati, etj.

Përpos pankartave, fermerët demonstruan mllefin e tyre ndaj qeverisë duke derdhur në rrugë produktet e tyre si qumësht, domatë, etj.

Sharka i tha gazetës “Si” në telefon se pret një reagim nga Ministria e Bujqësisë, në të kundërt kryesia do të mblidhet dhe do të vendosë për kalendarin e protestave në vazhdim duke i përshkallëzuar ato. Sipas tij, deri dje qeveria ka thënë se “këto janë problematika të një grushti fermerësh, por tani të organziuar në Sindikatë ne po tregojmë që problematikat janë të të gjithë fermerëve të Shqipërisë”.

Më Shumë