Treg

Fermerët: Jemi braktisur nga qeveria, na ndihmoni të mos lëmë qytetarët të uritur!

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar thotë se “ me keqardhje ne fermerët (prodhues direkt të produkteve bujqësore e blektorale) nuk jemi te përfshirë në asnjë pikë të planit të ndihmës ekonomike të preznatuar nga qeveria”.

Sindikata shprehet se është e  indinjuar thellë për ketë harresë dhe nënvlerësim  që Qeveria i ka bërë dhe i bën fermerëve shqiptarë dhe bujqësisë si sektor i  ekonomisë edhe pse në këtë sektor vetepunësohen rreth 40% e forcës së aftë për punë dhe krijohet rreth 20% e PBB-së.

“A thua se ne nuk kemi asnjë problem nga kjo krizë !  A thua se ne jemi imun nga ky virus ! A e llogarit qeveria se ne po nuk shitëm produket tona ne treg nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash dhe për këtë na duhet autorizim për të dal nga shtëpia dhe për fermerët mundësia për të aplikuar për këtë autorizim nuk egzizton deri me tani edhe pse  jemi 45150 fermerë të pajisur me NIPT identifikimi  dhe mbi 100 mijë të tjerë që janë aktiv të pa paisur me NIPT  ! “

“A thua se ne banorët e zonave rurale  nuk egziztojmë !  A thua se ne nuk kemi asnjë problem nga kjo krizë !  A thua se ne jemi imun nga ky virus ! A e llogarit qeveria se ne po nuk shitëm produket tona ne treg nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash dhe për këtë na duhet autorizim për të dal nga shtëpia dhe për fermerët mundësia për të aplikuar për këtë autorizim nuk egzizton deri me tani edhe pse  jemi 45150 fermerë të pajisur me NIPT identifikimi dhe mbi 100 mijë të tjerë që janë aktiv të pa paisur me NIPT! A e di qeveria se këto ditë të pandemisë çmimet  e shitjes te produkteve tona  tek tregtarët kanë pësuar nje rënie drastike ndërkohë që çmimet e shitjes së kytyre produkeve tek popullata janë rritur dhe kjo nuk është për fajin tonë !”- shprehet Eduart Sharka, kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar. 

Ai shplaos për qeverinë problematikat e sezonit ku tashmë kanë nisur eksportet e serave të Myzeqesë, por fermeët nuk mund  të procedojnë.

Situata aktuale dhe perspektiva thotë Sharka, duken të errta për shkak të pandemisë (mbyllen shoferët e kamionëve në karantinë, izolimi i vendeve ku eksportojmë  etj etj) dhe për pasojë  këto produkte mund te hidhen në kanal si sezonin e kaluar dhe ky do të jetë një dëm shumë i madh (dhjetëra milionë euro) për fermerët dhe familjet e tyre.

“ Apo ky lloj dëmi nuk është i ngjashëm me dëmet që  pëson bisnesi i vogël për të cilin Qeveria ka parashikuar një farë ndihme në planin 7 pikësh ! A e di Qeveria se në zonën e Kafarajt Fier ka 110  ha sera diellore të mbjella me luleshtrydhe dhe këto ditë është piku i prodhimit me tonelata  të një fruti që për shkak te krizës mund të hidhet në kanal ! A e di qeveria që ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë të gjejë një zgjidhje që ky frut i freskët me shumë vitaminë  C  mund të shkojë te qytetari shqiptar që ka aq shumë nevojë sot  dhe mos të shkojë dëm (dhe kjo mund të bëhet me një subvencion të vogël për fermerët prodhues) !”- thotë Sharka.

Ai tregon se me zgjatjen e këtij vetizolimi dhe në vëndet e rajonit  stoku i patateve dhe mollëve të fermerëve të Korçës do të jetë një fat i mirë për Shqipërinë pavarsisht se ata fermerë janë konsideruar të papërgjegjshëm nga Kryeministri që vazhdojnë të mbjellin patate dhe mollë (edhe pse nuk janë orientuar kurrë se çfarë duhet të mbjellin, gjë të cilën Qeveria e ka detyrim ligjor).

Fakti që ligjërisht, sqaron Sharka, veprimtaria jonë nuk konsiderohet biznes, fakti që ne ligjërisht nuk konsiderohemi të punësuar apo punëmarrës sepse jemi të vetpunësuar, fakti që ne nuk konsiderohemi të papunë apo shtresë në nevojë sepse sigurojmë të ardhura nga vetpunësimi  etj etj ;- Nuk do të thotë, vijon ai, që ne nuk ekzistojmë dhe nuk kemi asnjë problem !

Ai shpjegon se ajo që shqetëson më shumë fermerët është që asnjë institucion shtetëror përfshi këtu edhe  Ministrinë e Bujqësise   nuk e kanë gjetur me vend të japin një udhëzim apo një këshillë apo instruksion se si duhet të veprojë një fermer me qëllim që të mbrojë veten dhe të tjerët  në procesin e punës për kultivimin, vjeljen dhe dërgimin në treg të frutatve  dhe zarzavateve të freskëta, si duhet të veprojnë në fermat blektorale  etj., produkte që sipas tij, janë të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme në dietën ushqimore të kësaj kohe pandemie .

“Ne fermerët e Shqipërisë jemi në vijën e parë të betejës për sigurimin e ushqimit mungesa e të cilit mund të vrasë më shumë se Covid 19 “- Sharka

“Ne nuk e gjejmë veten në pikën 1 të këtij plani dhe kjo është normale  sepse ne nuk jemi mjekë dhe infermierë që po luftojnë në vijën e parë të kësaj beteje  për të cilët ne shprehim respekt dhe mirënjohje pa kufi,  por do donim ti kujtonim Kryeministrit që ne fermerët e Shqipërisë jemi në vijën e parë të betejës për sigurimin e ushqimit mungesa e të cilit mund të vrasë më shumë se Covid 19. Nuk mund të themi se këtë e bëjmë për patriotizëm, heroizëm apo vetëdije të lartë shoqërore. Jo, ne  e bëjmë se këtë profesion zgjodhëm ose fati na kushtëzoi këtë punë për të siguruar të ardhura për familjet tona ashtu sikurse dhe punonjësit e shëndetsisë dhe çdo i punësuar apo i vetpunësuar tjetër në këtë botë”- shprehet Sharka.

Sipas tij, fermerët nuk përfitojnë asgjë as nga pika nr. 2 e planit të Qeverisë sepse nuk figurojnë të punësuar sepse janë të vetpunësuar.

“Ne jemi të vetpunësuar në një ekonomi që sot në kohë pandemie nuk u mbyllka si firmat e mëdha, por prodhon për shoqërinë dhe këtë fakt duhet ta ketë në konsideratë kjo qeveri dhe të tjerat pas saj. Të perkrahin dhe stimulojnë me subvencione  fermerët që operojnë në ferma të vogla se qenkan të dobishme për shoqërinë dhe në kohë pandemie. Edhe  në piken 3 nuk perfshihemi sepse ne nuk llogaritemi as si shtresë në nevojë ,as si biznes i vogël,as të papunë të mundshëm për shkak te luftës sepse ne jemi të lirë të punojmë në tokën apo fermën tonë. Për Qeverinë fabrika apo ndërmarrja jonë nuk konsiderohet e mbyllur asnjeherë.Te pika 4 jo e jo nuk përfshihemi.Te pika 5 nuk e dimë nëse mund të përfshihemi ???”- thotë kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar.

Sindikata i kërkon Qeverisë  që të marrë në konsideratë këtë deklaratë  dhe të përfshijë këtë grup të madh interesi në planin  për adresimin  e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme sepse “edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqerie dhe kemi probleme. Jemi të vetëdijshëm për krizën që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota dhe sot më shumë se kurrë duhet solidaritet dhe kontribut konkret nga gjithsecili. Ne jemi të vendosur të kontribojmë maksimalisht për furnizimin e tregut me produktet tona  këto ditë të veshtira, por për këtë na duhet dora e shtetit”.

Më Shumë