Treg

Fermat po punësojnë kamarierë dhe të dënuar për të mbjellat

Louise Wickens zakonisht punon në stallat e Anglisë së mesme, duke vënë në punë kuajt që merr me qera e më pas duke i veshur ata si njëbrirësh për festat e fëmijëve. Por me bizneset e mbyllura gjatë karantinimit, ajo është detyruar të punojë në mbjelljen e perimeve në një fermë të afërt.

Ajo është një prej banorëve të zonës që është punësuar nga fermat e frutave dhe perimeve përsa kohë kufizimet e udhëtimeve kanë ndërprerë jetën e qindrave mijërave punonjësve emigrantë që janë esencial gjatë kësaj periudhe të vitit. Me shqetësimin se do të ketë mungesa të theksuara në këtë sektor të forcës së punës, kultivuesit dhe qeveritë rreth botës po marrin me qera aeroplanë dhe po grumbullojnë studentë, kamarierë dhe të burgosur për ta mbushur këtë hendek.

“Ka vende pune me shumicë aty”, shprehet Wickens që ka punuar me makineri të ndryshme të krasitjes e mbjelljes së farave të ndryshme.

Të mbjellat e lëna që kalben në fusha cënojnë shumë zinxhirët e furnizimeve të ushqimeve. Disa fermerëve europianë të mbjellat si aspargët i’u janë prishur që kur izolimet kanë nisur dhe OKB-ja shqetësohet se ushqime si luleshtrydhe, pjeshka e të tjera nuk do të mund të korren.

Ndryshe nga të mbjellat esenciale si drithri dhe misri ku e korrura është e mekanizuar, mbledhja e frutave dhe perimeve zakonisht bëhet me dorë në turne të gjata në fushë të hapur, e zakonisht përbën një punë të padëshiruar në ekonomitë e zhvilluara. Kjo po ndryshon këtë vit teksa njerëzit po përballen me pushime nga vendet e punës si dhe kanë më shumë kohë të lirë. Por shumë pozicione mbeten akoma të pambushura, qytetarët lokalë mund të mos jenë aq të aftë për punën sa zakonisht janë të huajt dhe kjo kosto ekstra në trajnimin e tyre mund të përçohet e në dyqanet e fruta-perimeve.

“Ka shumë kosto në gjetjen e njerëzve të rinj të aftë për këtë punë apo në përgatitjen e tyre e ky është problem i madh”, shprehet Cindy van Rijswick, një specialiste e vjetër e të mbjellave në Rabobank.

Në Kanada ku 60,000 punonjës të huaj të përkohshëm venë e punojnë çdo vit, kryetari i bashkisë së Quebec Francois Legault shprehet se ka pasur një interes shumë të madh nga të papunët për të punuar në plantacione teksa kujtonte me nostalgji rininë e tij në të cilën dhe ai si shumë bashkëmoshatarë punonin nëpër ferma.

Por Patricie Riendeau është e shqetësuar se banorët e zonës nuk do të jenë të aftë për të punuar në fermat e saj të qepës, lakrës dhe selinosë jashtë Montrealit. Ata nuk janë mësuar më punët që kërkojnë vuxhut të madh, pra të punosh në vapë siç kanë punuar më parë punonjës të ardhur nga Meksika dhe Guatemala. Ajo planifikon t’i lehtësojë detyrat për banorët e zonës por paqartësia mbi të ardhmen e bën të vështirë planifikimin.

Dy punonjës sezonal duke ngarkuar asparagët e sapo vjelur nëpër arka. Foto: Hollie Adams/Bloomberg

Disa kultivues perimesh në Ontario janë të shqetësuar se prodhimet e tyre do të bien me 30% teksa fermat hasin vështirësi të mbushin pozicionet e shumta të punës, sipas institutit Arrell Food të Universitetit të Guelph.

Por në Europë situata aktualisht nuk duket e shumë e rëndë. Të paktën 1,500 marokienë që mbërritën në Spanjë përpara krizës mundën të zgjasnin lejet e tyre të punës dhe së bashku me rekrutimin e qytetarëve lokalë të papunë kanë mundësuar realizimin me staf të plotë në shumë ferma, shprehet Jaime Martinez-Conradi, drejtues i shoqatës së përfaqësuesve të kompanive agrikulturore në Andaluzi. Në Gjermani dhe Angli sipas unioneve të fermerëve pozicionet bosh të vendeve të punës nëpër ferma janë plotësuar përmes të huajve dhe qytetarëve të zonës.

Furnitori i frutave-perimeve “G’s” ka rreth dy të tretat e 3,000 vendeve të punës për punë sezonale në fermat e Anglisë që nuk ka mundur t’i plotësojë. Kështu ai pret të tërheqë rreth 500 banorë lokalë (rreth 10 fishin e atyreve që punësonte dikur), shprehet Derek Wilkinson, drejtues manaxherial i fermave të “G’s” në Sandfield. Por duke qënë se ai së bashku me shumë fermerë të tjerë Anglezë varen shumë nga forca e krahut të huaj janë detyruar të marrin me qera aeroplanë apo të pagujanë biletat e sa më shumë që ata kanë pasur mundësi të punonjësve nga Rumania.

“Njerëzit nga ato vende janë mbledhës me eksperiencë”, shprehet Wilkinson. “Është shumë e rëdësishme për ne që disa prej tyre të jenë këtu në plantacionet tona”.

Në Rusi ku fermat e qershive riskojnë të humbasin rreth 40% të të mbjellurave këtë vit, qeveria po bën ç’mos duke thërritur studentë dhe duke i bindur ata që të mbushin hendekët e papunësisë në këto sektorë.

Por shqetësimi për shumë ferma është se shumë punonjës me eksperiencë vijnë nga rajone rurale të largëta dhe kjo mund të sjellë sfida në mbajtjen e tyre në momentin që bizneset do të rihapen. Disa rekrutes me bazë në Angli si Pro-Force dhe Concordia kanë mbushur veçse një fraksion të roleve të punës nga 50,000 aplikantë.

Punonjësja e dikurshme e një lokali nate Bethany Barcaly ka qënë në të njëjtën fermë si Wickens që prej fillimit të prillit. Ajo shprehet se ato të dyja ishin të vetmet britanike në grupin e punës pastaj 30 punonjësit e tjerë ishin nga Europa lindore. Ndonëse mezi e pret mundësinë për të shpërndarë pije alkolike përsëri në të ardhmen, ajo ndihet e gëzuar që po punon në natyre dhe shprehet se e ka ndryshuar shumë pikëpamjen e saj mbi zixhirin e furnizimeve të ushqimeve.

“Nuk mendoj se njerëzit e vlerësojnë ashtu siç duhet punën që kërkohet për t’u bërë këtu. Është një punë që duhet bërë me patjetër nëse duam që vendi ynë të vazhdojë të ecë përpara”, shprehet ajo.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë