Politike

Ferit Hoxha pritet të lërë përfaqësimin në OKB, shkon si ambasador në Bruksel (emri që e zëvendëson)

Ferit Hoxha, i cili aktualisht është ambasador i Shqipërisë në OKB pritet të drejtojë misionin tonë diplomatik në Bruksel.

Ai do të zëvendësohet në detyrën që mban nga Suela Janina, e cila është propozuar si kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Ndërkohë Ilirian Kuka është kandidat për Ambasador në Republikën e Hungarisë.

Emrat e diplomatëve të rinj pritet të dekretohen nga Presidenti, ndërsa ata do të raportojnë edhe në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë