Sport

Fenomenet Shifrin dhe Biles! Të gjitha ‘wonder women’ e 2023-shit në sportin botëror

Gazeta Si – Nga skitë, te tenisi, gjimnastika dhe atletika. Gjatë vitit që po mbyllet janë disa nga emrat e njohur të sportit botëror që kanë shkëlqyer, secila sipas disiplinës së vet.

Mikaela Shifrin

Rekorde dhe rezultate të jashtëzakonshme, me dy amerikanet dhe jo vetëm. Prestigjiozja italiane ‘La Gazzetta dello Sport” ka veçuar disa nga këto sportiste për atë atë çfarë ato kanë bërë në 2023-shin. Nuk do të mugonin sigurisht skiatoret italiane Sofia Goxhia, me 3 fitore në Kupën e Botës, dhe Federika Brinjone, me 4 fitore në Kupën e Botës.

Arina Sabalenka

Arina Sabalenka është një nga sportistet e dalluara në këtë listë. Tenistja bjelloruese ka fituar Australian Open dhe ishte finaliste e US Open. Është votuar lojtarja më e mirë e 2023-shit nga International Tennis Federation.

Iga Shviatek

Më pas një tjetër teniste, Iga Shviatek. Polakja, mbretëresha e Roland Garros dhe Finals, e ka mbyllur vitin 2023 si numri 1 në botë dhe kaq mjafton.

Simone Biles

Simone Biles, gjimnastja amerikane është rikthyer fuqishëm këtë vit. Në moshën 26-vjeçare ajo ka fituar 4 medalje të arta në Botërorin e Anversës: si skuadër, individuale, tra dhe në gjimnastikë të lirë.

Faith Kipyegon

Faith Kipyegon është atletja nga Kenia që është shpallur kampione bote në 1500 dhe 5000 metra. Në 2023-shin ka arritur tre rekorde botërore.

Mikaela Shifrin zë një vend të veçantë në këtë klasifikim special. Skiatorja amerikane ka fituar Kupën e 5-të të botës, duke fituar 11 gara në 2023-shin. Ajo ka thyer rekordin e 86 sukseseve të Stenmark, duke u bërë njeriu më fitues në historinë e skive alpine. Medalje ari në sllallomin gjigant në Botëror.

Tigist Asefa është një tjetër atlete afrikane, nga Etiopia. Ajo ka vendosur rekord botëror në maratonë me kohën fantastike 2h11’53”, në Berlin.

Aitana Bonmati

Edhe futbolli ka përaqësuesen e tij. Aitana Bonmati, kampione bote me Spanjën dhe fituese e ‘Topit të Artë’ Mesfushorja ishte një nga më të mirat për iberiket në Botëror, vendimtare në triumfin e tyre.

Dhe në fund Mollie O'Callaghan, notarja nga Australia që fitoi 5 medalje ari në Botërorin e Fukuokas (100 dhe 200 stil i lirë, 4x100 dhe 4x200 stil i lirë, si dhe 4x100 miks). Ka thyer rekordin e Federika Pelegrinit në 200 stil i lirë, që rezistonte prej vitit 2009.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë