Për t'u transferuar tek Fenerbahçe, Mesut Ozil shkurtoi pagën e tij me 80%. Një sakrificë e nevojshme, por padyshim e pamjaftueshme për arkat deficitare të klubit turk. Përpara se të kompletonte operacionin e merkatos, pronari i Fener iu drejtua tifozëve duke u kërkuar atyre të dërgojnë një milion SMS për të ndihmuar kompaninë të paguajë pagën e ish-fantazistit të Arsenal prej rreth 4 milion euro në sezon.
“Kemi një kërkesë për tifozët tanë – tha Presidenti Ali Koc për Daily Mail disa ditë para nënshkrimit me Ozil -. Ju lutemi vazhdoni të na mbështesni, varemi edhe nga mbështetja juaj financiare”. “Kur ai të nënshkruajë, unë do t’ju kërkoj të thyeni një rekord të mesazheve me tekst, duke dërguar 300,000 ose 500,000 ose ndoshta edhe një milion – ka shtuar ai -. Kjo mbështetje e juaja do të jetë me dobi të madhe për ne”.
Në detaje, për tu bashkuar në “fushatën Mesutol”, duke dërguar një SMS, tifozët do të jenë në gjendje të dhurojnë rreth dy euro për Fenerbahçe, financat e të cilit tashmë janë në vështirësi të mëdha me borxhe prej gati 520 milion euro dhe shpresat e klubit për të rimëkëmbur situatën tani janë të lidhura në mënyrë rigoroze me marketingun që do të zhvillohet rreth fenomenit Ozil dhe kontributit të tij në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.