Jete & Stil

Fëmijët të varur nga pajisjet elektronike! Përdorin 2-3 në të njëjtën kohë

Studiuesit në Universitetin e Leicester, nga qendra e kërkimit të diabetit, kryen një hulumtim për të parë se sa i përdorin adoleshentët dy pajisje përnjëherësh. Në hulumtim morën pjesë 816 vajza të moshës 11 deri 14 vjec. Studiuesit zbuluan se 59 përqind e vajzave përdornin dy ose më shumë ekrane njëkohësisht gjatë ditëve të javës pas shkollës por kjo shifër arriti 65 përqind në mbrëmjet e ditës së javës.

Më shumë se dy të tretat, 68 përqind përdorën dy ose më shumë ekrane njëkohësisht në fundjavë, ndërsa 36 përqind thanë se përdorën ekrane të shumëfishta në shtrat.

Disa nga vajzat pranuan se kishin përdorur deri në katër ekrane në të njëjtën kohë, pasi ekranet gjithnjë e më shumë bëhen një pjesë integrale ende shqetësuese e jetës së të rinjve.

Studiuesit gjithashtu identifikuan lidhjet midis përdorimit më të lartë të ekranit dhe niveleve më të ulëta të gjumit dhe aktivitetit fizik, si dhe indeksit më të lartë të masës trupore (BMI).

Ky studim është kryer para pandemisë, gjë që i shqetëson shumë studiuesit pasi janë të sigurtë se ky problem është në rritje.

Studiuesit thonë se qëndrimi ulur është i lidhur me diabetin e tipit 2 ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës.

“Për fat të keq ky studim na kujton se jemi në rrezik të krijimit të një brezi që rri ulur dhe koha e qëndrimit ulur është e lidhur me diabetin e tipit 2 i cili po rritet tek moshat e reja”, tha autorja kryesore e studimit Melanie Davies, pedagoge në Universitetin e Leicester.

Ndërsa pajisjet bëhen gjithnjë e më të kudogjendura, studiuesit shqetësohen se si përdorimi i më shumë se një pajisje në një kohë mund t’i përkeqësojë problemet që sjell përdorimi i pajisjeve elektronike.

Vajzat në studim përdorën një larmi të gjerë pajisjesh nga telefonat dhe tabletët, PC, tastierat e lojrave si PlayStation, pajisje për të dëgjuar muzikë etj.

Studiuesit gjithashtu matën aktivitetin fizik dhe gjumin duke përdorur një pajisje që maste kohën.

Krahasuar me asnjë pajisje, ata që përdorin një ose më shumë pajisje gjatë fundjavave kishin aktivitet më të ulët fizik.

Gjithashtu, krahasuar me asnjë pajisje, vajzat që përdorin një deri në tre pajisje pas shkollës kishin periudha më të shkurtra gjumi gjatë ditëve.

"Ne besojmë se ka efekte negative tek adoleshentët kur përdorin shumë pajisje në të njëjtën kohë", tha autori i studimit Deirdre Harrington.

Ky studim u krijua për vajzat, pasi shumë studime kanë treguar se vajzat janë më pak aktive se djemtë në adoleshencë.

Gjatë izolimit të Covid-19, fëmijët kanë kaluar një pjesë të ditës së tyre para një ekrani të një pajisje, me prindër që thanë se fëmijët e tyre kanë kaluar më shumë se 3 orë.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë