Shendet

Fëmijët që shikojnë shumë në celular, kompjuter dhe tablet, do kenë probleme

Sipas një studimi të ri, fëmijët e vegjël shpenzojnë shumë kohë në telefona, gjë që lidhet me performacën më të dobët në testet e kryera për zhvillimin e vonë të tyre.
Studimi i publikuar në revistën JAMA Pediatric të hënën, tregoi se fëmijët në moshën 2 dhe 3 vjeç kalojnë shumë kohë në telefona dhe kompjuter. Kjo gjë sjell një zhvillim të vonë, në shumë aspekte si përfshirjen në komunikim, aftësitë për të zgjidhur një problem në të ardhmen dhe shkathtësitë personale.
Shenjat e zhvillimit të vonë mund të shihen në sjellje të ndryshme si, përqëndrimi apo aktivizimet në grupet shoqërore. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon kufizime në përdorimin e telefonave për fëmijët parashkollorë të moshës 2-5 vjec.
“Mesatarisht, fëmijët në studimin tonë gjatë gjithë ditë kalonin kohë në telefon 2-3 orë në ditë. Kjo do të thotë se shumica e fëmijëve në sondazh kanë tejkaluar udhëzimet pediatrike të cilat përcaktojnë se koha e qëndrimit në telefon duhet të jetë gjysmë ore ose një orë,” tha Sheri Madrigan një pedagoge në universitetin e Calgary dhe autoria e studimit.
“Prindërit mund t’i mendojnë telefonat si një zgjidhje, kur i japin ushqim fëmijëve apo kur duan të qëndrojnë të qetë nga zhurmat në shtëpi, por kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i bëni fëmijës tuaj,” shton ajo.

Akademia Amerikane e Pediatrisë vëren se të gjithë fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë të paktën për rreth tetë orë gjumë, një kusht shëndetësor i cili plotësohet shumë rrallë. Një raport në vitin 2017 nga organizata jofitimprurëse “Common Sense Media” zbuloi se fëmijët 5-8 vjec shpenzojnë mestarisht dy orë e 19 minuta në ditë për telefona dhe video lojëra.
Ndërsa sipas universitetit të Mjekësisë në SHBA shumica e fëmijëve kalojnë mesatarisht shtatë orë në ditë, duke shikuar televizor, duke punuar në kompjuter ose duke luajtur në video lojra.
Hulumtuesit zbuluan se koha e tepërt e shpenzuar në telefona dhe tableta shoqerohet me një performancë të dobët në testet që ata kryen për zhvillimin e fëmijëve.
Studimi zgjati rreth 60 muaj dhe u cilësua se ishte një ndër të parët që dëshmon se çdo herë e më shumë po krijohet një shoqëri e cila është shumë e lidhur me telefonat dhe rrjetet sociale.
“Konkluzionet e nxjerra nuk janë dicka e re, por kjo vërteton edhe një herë që nuk duhet të lejojmë që fëmijët të qëndrojnë në telefona apo tableta,” tha Andrew Przybylski, një pedagog në universitetin e Oksfordit.
Në përgjithësi, lajmi i mirë është se koha që kalojnë fëmijët në telefona është dicka që prindërit mund ta kontrrollojnë. Nëse prindërit vendosin kufizime mbi përdorimin e telefonave atëherë fëmijët do të rriten të shëndetshëm./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë