Futboll

Felipe Anderson njofton largimin nga Lacio, braziliani nuk shkon te Juventusi

Gazeta Si - Felipe Anderson, me një postim në Instagram, ka bërë me dije se nuk do ta rinovojë kontratën me Lacion, kështu që aventura e tij me këtë skuadër do të mbyllet më 30 qershor.

Brazilianin e priste Juventusi, me të cilin sulmuesi kishte një akord verbal, por lojtari duket se ka vendosur të kthehet në Brazil, te Palmeirasi.

“Për respekt të Lacios dhe tifozëve të tij që gjithmonë më kanë mbështetur, - shkruan Felipe Anderson, - ju bëj me dije se nuk kam gjetur akordin për riovimin e kontratës me klubin, kështu që do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. E kam treguar gjithmonë me fakte profesionalizmin tim dhe impenjimin tim ndaj Lacio. Ju siguroj se do të dedikohem deri ditën e fundit të kontratës për ta nderuar këtë fanellë”.

Felipe Anderson kërkohej fort nga Xhuntoli te Juventusi, por ai ka vendosur të kthehet në vendin e ij, duke zhgënjyer bardhezinjtë, të cilët tani po shohin alternativa të tjera.. Lacio ka mësuar tashmë edhe vullnetin e Luis Albertos për t’u larguar, ndaj dhe pritet një revolucion në verë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë