Futboll

Federatës italiane nuk i del inati me Mançinin, do kërkojë rimbursim nga ish-trajneri

Gazeta Si – Roberto Mançini u prezantua të hënën si trajner i Arabisë Saudite dhe nisi menjëherë punën, ndërsa në Itali janë shtuar polemikat dhe diskutimet për lamtumirën e tij ndaj kombëtarja. Një lamtumirë e papritur që i befasoi të gjithë në mes të gushtit.

Gabriele Gravina, numri 1 i Federatës Italiane të Futbollit u ndje në vështirësi dhe të tani duket se ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj trajnerit. Sipas shtypit italian, Gravina do të kërkojë një rimbursim nga ish-trajneri. Këtë pretendim Gravina e mbështet në një normë të FIFA-s, që mbron klubet dhe kombëtaret.

Mançini dhe Gravina. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Deklaratat e fundit të Mançinit nuk janë pritur mirë. Intervistat me akuza dhe viktimizim e kanë nervozuar Federatën italiane, që tashmë po mendon seriozisht të kërkojë një dëmshpërblim. Një zgjedhje që ka të bëjë më shumë me principet se me anën ekonomike.

Mançini së shpejti mund ta shohë veten t’i paguajë një shifër të caktuar ish-punëdhënësit të tij. Çdo trajner është i lirë të dorëhiqet, por më parë duhet të arrijë një akord për modalitetet e ikjes, përfshirë edhe ato ekonomike, me me klubin apo kombëtaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë