Rend dhe Ligj

Favore seksuale në këmbim të makinës, SPAK ndalon dy punonjës të Policisë Rrugore

SPAK dhe SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) kanë ndaluar 2 punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për efektivët Laurenc Duda dhe Henrik Zelija.

Henrik Zelija është oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ndërsa Laurenc Duda është Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative. Ata akuzohen se i kanë kërkuar një shtetaseje favore seksuale në këmbim të mjetit të sekuestruar për një ngjarje të ndodhur në shtator 2019.

Ndër të tjera thuhet se janë siguruar prova se në një periudhë kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv.

Mbi dy punonjësit e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë