Para

Fatura e energjisë elektrike mbi 19 milion euro për nëntorin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpenzuar mbi 19 milion euro për blerje energjie për plotësimin e nevojave konsumatore përgjatë muajit nëntor.
Fatura e këtij muaji e tejkalon atë të muajit të kaluar me 15,5 mln euro. Pra OSHEE ka shpenzuar 3.45 milion euro për blerje energjie në muajin tetor.

Vlera e përmendur nuk është përfundimtare pasi do edhe më shumë se një javë që muaji nëntor të përfundojë dhe në vazhdim mund të hapen edhe procedura të tjera për shkak të kërkesës për energji, që gjatë muajve të dimrit ku është piku I kërkesave do të mund të rritet.

Viti 2019 ka qenë i vështirë për sektorin energjetik shqiptar e për rrjedhojë edhe për ekonominë për shkak të thatësirës së tej zgjatur, çka ka sjellë që për 10-mujorin të shpenzohen në total rreth 144.45 milion euro. Shtoji kësaj shifre edhe blerjen e fundit, fatura për 2019-ën shkon në 163.5 milion euro.

Rritja e blerjeve të energjisë, ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të kërkojë për herë të tretë ndryshime në afatet e likujdimit të faturave të blerjes së energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për shqyrtimin e saj, teksa një pjesë e tregtarëve kanë kundërshtuar zgjatjen e këtij afati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë