Futboll

Fati, Camavinga & Co, njihuni me yjet që shpërthejnë këtë edicion

Champions League çdo vit nxjerr talente të reja. Edhe këtë edicion pritet të zbulohen futbollistë mjaft të talentuar. Talenti dhe loja e tyre kanë zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane. Këto janë dhjetë talentet që duhen ndjekur gjatë sezonit2020/2021.

Jude Bellingham / Borussia Dortmund

Dikush mund të ketë qeshur kur Birmingham City tërhoqi fanellën me numrin 22 të Bellingham, në momentin që u transferua te Dortmundi për 25 milionë euro, por 17-vjeçari është një lojtar me potencial të madh.

Eduardo Camavinga / Rennes

Nuk është tashmë një befasi se Real Madridi po e kërkon me ngulm transferimin e mesfushorit, mirëpo skuadra franceze kërkon 100 milionë euro, e që fokusi do të jetë mbi të në këtë edicion në Champions League. Përpjekjet e 17-vjeçarit, talenti dhe gatishmëria, e kane shndërruar në të preferuarin e të gjithë tifozëve.

Jeremy Doku / Rennes

Një tjetër talent i skuadrës franceze, me këta të fundit që e transferuan atë për 26 milionë euro nga Anderlecht dhe aktualisht cilësohet si ‘Sadio Mane i ri’. Aftësitë e tij dhe loja e ekipit e kanë ndihmuar ekipin francez të sigurojë një vend në Champions League.

Ansu Fati / Barcelona

17 vjeçari tashmë ka pushtuar faqet e para të shtypit botëror dhe në këtë edicion pritet shumë nga ai, derisa e filloi mjaftë mirë si 16-vjeçar në edicionin e kaluar duke shënuar edhe disa gola. Aftësia e tij për të rikuperuar topin dhe inteligjenca e theksuar, e bëjnë që të jetë lojtari i momentit.

Ryan Gravenberch / Ajax

I cilësuar si Paul Pogba i ardhshëm, 18-vjeçari pritet që në këtë edicion të ndihmojë shumë Ajaxin në aventurën e Champions dhe jo vetëm. Produkti i akademisë së famshme, që ka nxjerrë lojtarë të mëdhenj, pritet të jetë një nga yjet e mesfushës së holandezëve.

Jamal Musiala / Bayern Munich

Hansi Flick është duke i dhënë mbështetje të plotë 17-vjeçarit dhe i ka dhënë shansin që të debutojë te skuadra e parë e Bvarezëve. Djaloshi është i famshëm për shpejtësinë dhe mënyrën sesi i shmanget kundërshtarit.

Pedri / Barcelona

Nëse Fati konsiderohet si pasardhësi i Lionel Messit, atëherë Pedri cilësohet si Andres Iniesta i ri dhe Ronald Koeman pret shumë nga ai në këtë edicion.

Kays Ruiz-Atil / Paris Saint-Germain

Mesfushori 18-vjeçar ka bërë tashmë debutimin te PSG-ja në Ligue 1 dhe paraqitjet e tij kanë impresionuar të gjithë. Kujtojmë se lojtari iu bashkua skuadrës franceze nga akademia e Barcelonës, La Masia.

Lazar Samardic / RB Leipzig

Lojtari 18-vjeçar është tashmë pjesë e skuadrës së parë te RB Leipzig dhe forma e tij ka ngjallur shumë interesim te skuadrat e mëdha në Gjermani, ndërsa natyrisht pritet shumë nga ai edhe në Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë