Para

FATF: Vendet që nuk luftojnë pastrimin e parave në kripto, mund të futen në ‘listën gri’

Shtetet që dështojnë me implementimin e paketave kundër pastrimit të parave për kriptomonedhat do të futen në një listë gri, nën planet e një mbikëqyrësi global për të forcuar kontrollin e aseteve virtuale. Aty është vetëm Siria dhe Haiti tani.

Task Forca e Veprimit Financiar, FATF, është duke u përgatitur për të kryer kontrolle vjetore për të siguruar që vendet po zbatojnë rregullat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit për ofruesit e kriptove që veprojnë në juridiksionin e tyre.

Për këtë tregues vendet do të kenë më pak kohë për të punuar, jo si rivlerësimet e tjera 5 -vjeçare.

Një nga burimet pranë FATF, tha se ndërsa mospërputhja me rregullin nuk do të rezultonte automatikisht në një listë gri, do të ndikonte në vlerësimin e përgjithshëm të një vendi, duke lëvizur potencialisht disa juridiksione shumë më afër pragut të listimit në të.

Planet për kontrolle vjetore kanë ngjallur frikë brenda industrisë së kriptove se qeveritë mund të vendosin ndalime të përgjithshme për ofruesit e shërbimeve të kriptove ose të bëjnë presion ndaj bankave që të ndërpresin platformat e shërbimit për të shmangur një listë në FATF.

Si përgjigje, liderët e industrisë së kriptove po përgatiten të zbulojnë një sërë propozimesh në samitin e liderëve të G20 në Bali këtë muaj, që synojnë minimizimin e pasojave të mundshme për përdoruesit dhe platformat e kriptomonedhave.

"Ekziston një rrezik real që do t'i çojë vendet drejt shkëmbimeve të kriptove pa banka, gjë që do të ndikojë tek përdoruesi përfundimtar - kjo është serioze," tha për Al Ron Tucker, bashkëthemelues i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkëmbimit të Aseteve Digjitale (IDAXA), një organ përfaqësues i industrisë së kriptove.

“Ajo që është në rrezik është përfshirja financiare. Mbyllja e kësaj klase të re aktivesh do të frenojë ata në vendet në zhvillim pa akses në banka, si dhe brezat e rinj në vendet e zhvilluara, për të cilët investimet tradicionale si pasuritë e paluajtshme mbeten të paarritshme.”

Ndërsa FATF nuk ka kompetenca zbatuese dhe mbështetet te qeveritë për të zbatuar rekomandimet e saj, vendet që nuk i përmbahen zbatimit përballen me dëme të konsiderueshme të reputacionit që rrezikojnë të prishin flukset e investimeve dhe aksesin në sistemin financiar global.

FATF zgjeroi Rekomandimin 16, i cili u bën thirrje vendeve të mbledhin informacion identifikues për marrësit dhe përfituesit e transfertave bankare, në asetet virtuale në vitin 2019.

Përpara samitit të G20 që do të mbahet më 15-16 nëntor, IDAXA po përgatitet të paraqesë një kornizë të propozuar politikash në mbledhje që synon minimizimin e ndërprerjeve për përdoruesit e kriptove dhe sigurimin që platformat exchange të mos ikin papritur nga sistemi financiar global./AlJazeera


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë