Treg

Fasonët: Paketë ekskluzive për sektorin. Propozimet ia kemi dërguar edhe PD-së

“Ne po bëhemi gati për një garanci të tretë sovrane, e cila do të jetë më e targetuar”, ka deklaruar një ditë më parë Ministrja e Financave Anila Denaj, por nuk ka shpjeguar asnjë term të kredisë së radhës me garanci nga shteti.

Ndërkaq sektori fason, që kërkesat e i tij i ka bërë prezent prej do kohësh, si qeverisë, ashtu edhe Partisë Demokratike, kërkon një paketë mbështetëse ekskluzivisht për këtë sektor pasi mendon se është sektori më i goditur nga pandemia teksa kriza në fushën e modës sipas tyre parashikohet të zgjasë mbi dy vite.

Florian Zekja nga Pro Eksport Albania thotë se ka ardhur momenti për një paketë ekskluzive për fasonët. Gjithashtu ai kërkon që të rivendoset në afat garancia e parë,

“Ne tre javë më parë në një takim me Ministren Anila Denaj na është premtuar një kredi sovrane tjetër dhe grante. Ministrja e deklaroi dje se do të ketë një garanci të tretë. Ajo që ne kërkojmë është diçka e dizenjuar enkas për sektorin tonë. Duam më shumë grante dhe subvecione për produktet Made in Albania. Nuk kemi ende detaje sepse nuk është definuar ende granacia e tretë, por do të donim që të ishte e ngjashme me paketën e parë sepse rezultoi më e leverdisshme. Të hiqen interesat dhe kolaterali nga qeveria. Interesat të jenë nga 0-2 % dhe tavani deri në 300 mln lekë. Jo të përdoret vetëm për paga dhe likuiditet, por edhe për të blerë lëndën e parë, rinovimin e teknologjisë dhe shpenzime të tjera të mundshme që do ta ndihmojnë shumë biznesin për të kaluar krizën e modës dhe do e përshtaste me ato pak oferta në treg për veshjet sanitare, por edhe me kontrata të reja të mundshme që mund të na vijnë”, shprehet Zekja për Gazetën “Si”.

Ai thekson se për fasonët e rëndësishme është që analiza e riskut të jetë favorizuese sepse shumë biznese kanë ngecur tek analiza e riskut me bankat.

“Nëse flasim për garanci sovrane sim jet për të ndihmuar bizneset në vështirësi, ç’kuptim ka një analzië risku sikur merr një kredi normale”?- pyet Zekja.

Ai thotë se biznesi fason është në gjendje kritike. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se në 9 muajt e parë të vitit këto ndërmarrje kanë eksportuar 15.1 miliardë lekë më pak se një vit më parë, dhe rënia më e madhe e tregtisë është regjistruar me Italinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë