Biznes

Fasoneritë, protokoll aktivizimi me 13 pika dhe kërkesa për qeverinë

Florian Zekja i Unionit të Fasonëve, njëkohësisht zotërues i një fabrike në rrugën “5 Maji” në Tiranë që prodhon veshje pune për eksport në Itali, sot e ka ndalur punën për të bërë dezinfektimin e fabrikës.

Ai thotë për Gazetën “Si” se situata është e nderë.

"Situata është shumë delikate përsa i përket prodhimit, masave të rrepta për tu mbrojtur nga virusi korona si dhe mbajtja e raporteve po aq delikate me klientët .

Florian Zekja, Unioni i Fasonistëve

Është e kotë të flasësh për kërkesa ndërkohë që po vihen veç gjoba dhe po burgosen njerëzit”, shprehet Zekja. Ai thotë se nesër e çel sërish fabrikën me shpresë që të vazhdojë puna dhe të mos ndërpriten kontratat me Italinë ku gjendja është kritike. “Në të kundërt, morëm fund”, thotë ai.

Zekja tek fabrika e tij i ka marrë masat prej më shumë se një jave, por thotë ai, "Kjo për Ne konsiderohet një luftë e cila do ketë shumë sakrifica,por duhet të kemi parasysh se mbas kalimit të kësaj situate duhet të mos humbim investimin tonë si dhe të ardhmen e familjeve të 70,000 punëtorëve tanë"

Kurse Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “ProEksport Albania” që përfshin aktualisht prodhuesit dhe eksportuesit e veshjeve dhe këpucëve dhe kompanitë automotive, vendase dhe të huaja, duke parë se çfarë zgjidhjesh janë gjetur nga vende të tjera europiane (Italia përshembull) ka  menduar për një PROTOKOLL AKTIVIZIMI me 13 pika :

Detyrimin e qëndrimit në shtëpi në rast temperature mbi 37.5 gradë. Detyrimi për të qëndruar në shtëpi në prani të etheve (mbi 37.5 gradë) ose simptomave të tjera të gripit; telefononi mjekun tuaj të familjes dhe autoritetin shëndetësor.

Kontrolle në hyrjen e ndërmarrjeve. Para hyrjes në vendin e punës, personeli mund t'i nënshtrohet kontrolleve të temperaturës së trupit.

PASTRIMI DHE SANITIZIMI. Kompania siguron pastrim të përditshëm dhe pastrim periodik të ambienteve, vendeve të punës dhe zonave të zakonshme si mensa, dhoma ndërrimi, banjot.

LARJA E DUARVE. Eshtë e detyrueshme që njerëzit e pranishëm në kompani të marrin të gjitha masat paraprake higjienike, veçanërisht për duart dhe kompania të sigurojë mjete të përshtatshme pastrimi.

MASKAT DHE DOREZAT. Nëse puna kërkon një distancë ndërnjerëzore prej më pak se një metër dhe zgjidhje të tjera organizative nuk janë të mundshme, kërkohet përdorimi i maskave në përputhje dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse (doreza, syze, veshje, veshje kufje, maska).

MENSAT ME HYRJE TË PROGRAMUAR. Qasja në zona të zakonshme, përfshirë mensat e ndërmarrjeve, zonat e pirjes së duhanit dhe dhomat e ndërrimit është kontigjent rreziku, duhet te sigurohet ventilim të vazhdueshëm të lokaleve, një kohë të zvogëluar pritje ne radhe dhe mbajtjen e distancës së sigurisë prej 1 metri ndërmjet njerëzve.

DHOMAT E ZHVESHJES DHE MAKINETAT (DISTRIBUTORËT) E VETËSHËRBIMIT . Të sigurohen kanalizimet në njerëz me një distancë 1 metër në pritje të radhës dhe pastrimin e përditshëm, me pastrues të veçantë, për mensën, për tastierat e makinerive shitëse për pijet dhe snack.

RIMODULIMI I ORAREVE TË PUNES. Punonjësit të futen/dalin nga puna në orare të ndryshme (hyrje/dalje për ndërmarrje me shumë punonjës) për të minimizuar rrezikun e kontaminimit.

MENAXHIMI I NJË RASTI ME KORONAVIRUS. Në rast se një person i pranishëm në kompani demostron ethe dhe simptoma të infeksionit të frymëmarrjes si kollë/tështitje të vazhdueshme, ai menjëherë duhet ta deklarojë atë në zyrën e personelit, ai duhet të procedojë me izolimin e tij dhe atë të të tjerëve të pranishëm në ambiente. Kompania menjëherë njofton autoritetet kompetente shëndetësore dhe numrat e urgjencës për Covid-19 dhe bashkëpunon në përcaktimin e çdo "kontakti të ngushtë".

KOMITETI I APLIKIMIT. Në çdo kompani duhet të krijohet një grup pune për aplikimin dhe verifikimin e rregullave të protokollit me përfaqësues nga organet drejtuesese të kompanisë dhe përfaqësues të punëtorëve zgjedhur nga ato.

ProEksport Albania thotë se në asnjë vend të botës nuk janë ndërmarrë akte ose ligjëruar masa shtrënguese (Deri në mbyllje ose gjobë) për ndërmarrjet private, por janë parë si pjesë e grupit që duhet ndërgjegjësuar dhe patur në krahë për kalimin e situatësqë ndodhet vendi.

Prandaj Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “ProEksport Albania” i kërkon qeverisë të marrë masa:

1. Të shtyhen për tre javë pagesat e detyrimeve ndaj shtetit për :

a) sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të muajit

b) pagesa e Tatim Fitimit

c) Pagesa e energjisë elektrike

d) tarifat dhe taksat vendore

f) të rimbursohet automatikisht TVSH, duke hequr barrierat e vendosura së fundi nga DPT,

e) të ngrijnë interesat bankare të kredive të bizneseve dhënë nga bankat tregtare deri në përfundim të kesaj situate të emergjencës.

Bizneset fason kërkojnë pezullimin e këtyre pagesave me qëllim të sigurimit të likuiditetit të nevojshëm për të paguar punonjësit, në rastin kur ndërmarrjet nuk do të mbyllen.

Në një situatë emergjence, kur do të kërkohet mbyllja e paevitueshme e ndërmarrjeve, qeveria të paguajë, me fondin e asistencës, të gjithë punonjësit fasonistë, për aq kohë sa subjektet nuk do të punojnë!

“Duke qenë se partnerët europianë nuk e kanë ndërprerë ende punën në disa nga vendet furnitore, të shikohet mundësia që kompanitë shqiptare, të punojne me sistem 4-5 orë punë në ditë! Nëse kompanitë mëmë ndërpresin punën, të realizohet kjo edhe në Shqipëri, duke marrë përsipër pagesën për punën e ndërprerë!”- citon shoqata.

Sipas shoqatës, duke qenë se në disa kompani ka filluar largimi i punonjësve pa ndonjë arsye të dukshme, duke ndikuar te mosrealizimi i kontratave me partnerët e huaj, kompanitë të pezullojnë pagat dhe detyrimet e tjera për punonjësit e larguar vullnetarisht.

Në një situatë hipotetike të emergjencës së plotë, nëse qeveria vendos mbylljen e përkoheshme të të gjithë kompanive për të siguruar shëndetin e punonjësve, bizneset kërkojnë bllokimin e plotë të të gjitha detyrimeve ligjore, tatimeve dhe taksave si dhe tarifave lokale deri në kthimin në normalitet!

“Bizneset tona marrin përsipër ndërkohë që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për dezinfektimin e të gjithë mjediseve të punës nga kontaminimi i virusit “korona”!”- thotë shoqata.

Kurse Florian Zekja nga Unioni i Fasonëve mendon se për këtë biznes që është ndër më të prekurit, duhet mbështetje më e madhe nga qeveria duke pasur një kohëzgjatje më të madhe të shtyrjes së pagesës së detyrimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë