769.494 familje shqiptare kanë shpenzuar sëbashku 56,5 miliardë lekë ose 73.400 lekë secila në muaj për 2017-ën. Sipas INSTAT, rezulton se shpenzimet më të shumta kanë shkuar për transport dhe ilaçe.
Në vitin 2017, qarku i Tiranës sipas INSTAT rezulton me shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Familjet në qarkun e Tiranës shpenzuan për konsum mesatarisht 87.968 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 76.129 lekë dhe dhe Shkodra, me 73.306 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 47.467 dhe i Elbasanit, me 57.831 lekë në muaj për familje. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e ka patur qarku i Gjirokastrës me 9,1 %, ndjekur nga qarku i Beratit me 8,9 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Dibra me 24,9 %.
Kurse, shpenzimet mesatare për konsum të një individi janë vlerësuar 19.660 lekë në muaj, nga të cilat: 8.664 lekë për konsum ushqimor dhe 10.996 lekë për konsum jo-ushqimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.