Treg

Familjarët rritën konsumin e energjisë bashkë me borxhet ndaj OSHEE-së

Nga Gazeta 'SI' - Ndonëse situata energjetike u përmirësua ndjeshëm gjatë 2023-shit, përballueshmëria e saj për familjet shqiptare u përkeqësua.

Raporti i fundit i Entit Rregullator të Energjisë tregon se abonentët familjarë rritën konsumin energjetik me 10 mijë megavat nga 2022-shi, duke e çuar në 3.11 mln në total. Po ashtu shifrat flasin për 20 mijë abonentë të rinj.

Por, kjo nuk është përkthyer në rritje të ardhurash për OSHEE që ka arkëtuar njësoj sa në 2022-shin, 80.4 mld lekë, madje është rritur stoku i borxheve. Në fund të 2023-shit abonentët familjarë i detyroheshin Shpërndarësit të energjisë 45.5 mld leku të papaguara. Në rritje është edhe borxhi i institucioneve buxhetore dhe privatit.

ERE raporton se gjatë vitit të shkuar, prodhimi i energjisë arriti një rekord të ri, 8.8 mijë gigavat, 60% të së cilës e prodhoi kaskada e Drinit. 58.4 mijë megavat u prodhuan nga centralet fotovoltaike.

Situata energjetike u përmirësua pas krizës së fortë në 2022-shin, kur qeveria konsideroi vendosjen e një fashe energjetike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë