Pjesëtarët e një familjeje në fshatin Karpen të Kavajës janë përleshur me hajdutët, të cilët tentuan të vidhnin banesën e tyre. Tre persona, ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vidhnin banesën e shtetasit B.G., 70 vjeç, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve.
Gjatë përleshjes është lënduar shtetasi A.G, 13 vjeç dhe shtetasja R.G., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Autorët janë larguar me shpejtēsi, pasi nuk kanë mundur ta kryejnë misionin e tyre.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për sigurimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.