Rend dhe Ligj

Falsifikime dhe paligjshmëri, kthehen mbrapsht rreth 300 persona

Policia Kufitare e Kapshticës ka evidentuar dhe goditur disa raste paligjshmërie në kufi, duke ndëshkuar një sërë qytetarësh.

Policia thotë se janë goditur 12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, kalimit të paligjshëm të kufirit, ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri apo kundërshtim të efektivëve.

Për pasojë, iu është ndaluar dalja nga kufiri shqiptar 279 qytetarëve shqiptarë, janë ndëshkuar me masë administrative 76 të tjerë, si dhe 6 shtetas të huaj.

Policia thotë se janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:

- 12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

- 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

- 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

- 1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Po ashtu janë kapur 4 persona në kërkim, të cilët kanë tentuar t'i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusë, kamionë dhe autovetura.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/135990014456422/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë