Futboll

Fali Ramadani del sërish në skenë, transferon Chiesa-n te Juventus

Juventus kërkon Federico Chiesa e sulmuesi anësor i Fiorentinës dëshiron bardhezinjtë. Java e fundit e merkatos mund të jetë vendimtare për goditjen e madhe të kampionëve të Italisë, që para se të bëjnë goditjen finale, duhet të shesin lojtarët e tepërt (Khedira, Douglas Costa e De Sciglio mbi të gjithë). Akordi me lojtarin ekziston që prej një viti, Chiesa do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 4,5 milionë në sezon, e tani është gati edhe oferta për Fiorentinën: huazim me opsionin e blerjes (një e drejtë që bëhet detyrim sipas kushteve të përcaktuar, lehtësisht të arritshme) për një pagesë totale prej 50 milionë.

Kontaktet e bardhezinjve me menaxherin shqiptar Fali Ramadani, ndërmjetës i operacionit, janë të shpeshta, shoqëria e Commisso duket tashmë e bindur ta lejojë të largohet talentin e saj më të çmuar (edhe me më pak se 70 milionët gjithnjë të kërkuar), por më parë Juve duhet të zgjidhë disa situate që për momentin po bllokojnë merkaton ne hyrje.

Për të mbërritur tek Chiesa, bardhezinjtë duhet ti bëjnë hapësirë në organikë e mbi të gjitha në bilanc: zgjidhja e kontratës së Khedira duket tashmë pranë, Rugani e De Sciglio kanë oferta mbi të gjitha nga jashtë e mund të largohen nga Torino në ditët e ardhshme, por është vendimtar pozicioni i Douglas Costa, që ka refuzuar ofertën e Wolverhampton e në mungesë të një propozimi nga një klub i madh kërkon të qëndrojë me Juven. Pa largimin e brazilianit, Juve vështirë se do të jetë në gjendje të arrijw te Chiesa, por Paratici është tashmë në punë dhe, gjithçka mund të ndodhë në javën e fundit të merkatos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë