Trend

Falë Covid-19, nuk kemi më nevojë për më shumë rroba për të qenë të lumtur

Në shekullin e 21-të, me njerëzit që kanë akses në internet dhe mediat sociale që janë kthyer në një nga gjërat më të rëndësishme në jetën tonë, ne gjithmonë kemi qenë me idenë se sa më shumë rroba të kemi, aq më të lumtur jemi.
Me kalimin e kohës, veshjet kanë rënë në çmim dhe është bërë më e lehtë se kurrë të blesh. Ndërkohë, mediat sociale vazhdimisht shkaktojnë FOMO(gjendje ku një person ndihet keq sepse mendon se dikush tjetër është më mirë), duke na thënë jo vetëm që ne duhet të blejmë diçka sepse dikush tjetër e ka atë, por që pasi të kemi veshur një veshje dhe të kënaqim trurin tonë me një sasi të konsiderueshme të dopaminës, nuk mund të vishet përsëri e njëjta rrobë.
Por a janë të vërteta të gjitha këto?
Tani, falë një pandemie globale dhe krizës së vazhdueshme të klimës, konsumi po zhvendoset. Njerëzit janë në gjendje të dallojnë përparësitë e tyre dhe të blejnë atë që duan dhe kanë nevojë në të vërtetë, në vend se të ndikohen nga të tjerët.
Marka të ndryshme gjithashtu po i kushtojnë më shumë rëndësi mesazheve që duhet të përcjellin, mjedisit dhe problemeve të ndryshme sesa rrobave.
Pra, a do të të bëjë më të lumtur të zotërosh më pak? Në studimin, të kthyer në libër, "Çmimi i Lartë i Materializmit", Tim Kasser, një psikolog amerikan i cili njihet për analizat e tij rreth materjalizmit dhe mirëqenien, ofron një eksplorim shkencor të kulturës sonë të konsumit, duke zbuluar se njerëzit që i konsiderojnë sendet materiale dhe pasurinë si më të rëndësishme janë më pak të kënaqur në përgjithësi sesa ata që nuk e bëjnë këtë.
Për fat të mirë, dixhitalizimi i jetës sonë të përditshme ka mundësuar lulëzimin e lëvizjeve më të qëndrueshme, nga përdorimi i mbetjeve në modë në ekonominë e ndarjes (marrja me qira e një fustani për një ngjarje të veçantë tani është po aq normale sa blerja e një të riu).
E thënë kjo, Timi tregon se tashmë, me pandeminë të pranishme në jetën e të gjithëve, me markat që kanë fokusin e tyre në gjëra më të rëndësishme se rrobat, njerëzit kanë nevojë jo më për gjëra materiale.
"Edhe pse për dikë që ka një jetë që është i lumtur sa herë blen një bluzë apo fustan të ri, kjo ide mund të mos jetë e vërtetë dhe e vështirë për tu besuar, duhet të besohet. Rrobat nuk na bëjnë më të lumtur." tha Timi.

Burimi: Refinery. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë