Keshilla

Sëmundjet që ndikojnë për të mos ngelur shtatzënë

Ka një sërë faktorësh që ndikojnë që një femër mos të ngelet shtatzënë. Mosha, shëndeti, hormonet e shumë faktorë të tjerë e bëjnë të pamundur një shtatzëni.

Sëmundjet kronike dhe disa gjendje të caktuara shëndetësore mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e femrës për të mbetur shtatzënë.

Çrregullimet e tiroides mund të jetë një ndër shkaqet kryesore përse një femër nuk mund të ngjizë një shtatzëni. Problemet me këtë gjëndër ndalojnë ovulimin. Edhe sëmundjet të tjera kronike që lidhen me mëlçinë dhe veshkat mund të pengojnë fertilitetin sepse ato ndërhyjnë në funksionimin e gjëndrës së hipofizës.

Gjithashtu edhe medikamentet që përdoren për trajtimin e tyre mund të shkaktojnë probleme fertiliteti. Nëse jeni duke përdorur ndonjë nga medikamentet kuruese të sëmundjeve të lartëpërmendura, konsultohuni me mjekun obstetër para se të planifikoni shtatzëninë, për t'u siguruar që ato janë të sigurta për përdorim para apo gjatë shtatzënisë. Ndërkohë që steroidet, të përdorura shpesh për trajtimin e astmës dhe lupusit, janë të sigurta për ti marrë gjatë shtatzënisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë