Facebook ende në tabelë qitje për dhunimin e privatësisë: sipas asaj që shkruan New York Times, rrjeti social ka nënshkruar marrëveshje me të paktën 60 prodhues të telefonsië celulare, tabletave dhe produkte të tjera të kësaj natyre, duke u lejuar atyre të kenë akses tek të dhënat personale të mijëra përdoruesëve dhe “miqve” të tyre pa marrë leje. Mes grupeve me të cilët kollosi Mark Zuckerberg ka nënshkruar kontrata në dhjetë vitet e fundit mendohen të tjenë Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.
Pjesa më e madhe e këtyre marrëveshjeve e bazuar në shpërndarajen e të dhënave personale – shkruan New York Times – është ende në fuqi dhe i ka lejuar Facebook të zgjerojë shumë gamën e veprimit, duke i lënë rrugë të lirë prodhuesëve të produkteve të telefonisë për ti ofrouar dhe për t’i shpërndarë përdoruesve të tij disa prej shërbimeve më të njohura që karakterizojnë gjigantin e medias sociale. Në shkëmbim Facebook u ka lejuar grupeve të kompanive si Apple e Samsung që të kenë akses tek informacionet private të përdoruesëve të tij dhe ‘miqve’ të tyre’ në platformën sociale, edhe në rastet kur këta të fundit ishin të bindur se shpërndarja e të dhënave personale nuk do të ndodhte kurrë.
Pas skandalit të Cambridge Analytica, që kishte të bënte me ‘vjedhjen’ e dhjetra milionra të dhënash personale të përdoruesëve të Facebook për qëllime politike, kjo çështje e re rrezikon për të shpërthyer një skandal të ri për grupin e Mark Zuckerberg. Gjithmonë është folur për një shtrëngim në lidhje me mbledhjen e të dhënave personale nga 2015, por do të ishte dështim nëse zbuloheshin disa përjashtime. Këtu përfshirë prodhuesit e smartfonëve, tabletave dhe pajisjeve të tjera hardware.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.