Lajme

‘Fake News’ për tërmete, Prokuroria nis hetimet për përhapje paniku

Pas lajmit të rremë që nxori qytetarët në rrugë nga tmerri i rënies së tërmetit, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me hetimet e nisura.
Marku kërkoi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri te qytetarët.
“Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku, kërkoi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët. Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Pas publikimit të lajmit të rremë në rrjetet sociale se sipas parashikimeve të një sizmiologu grek do ketë në orën 23:30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh te qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, policia shoqëroi dy gazetarë të dy portaleve, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë