Lajme

Fajdet në Shkodër, burg në mungesë për 2 djemtë e Radovanit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, Paulin Radovani. Ndërkohë ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-prefektin me synim që ky i fundit të mos largohet jashtë vendit.
Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish-prefektin me akuzën për mashtrim.
Ish-prefekti bëri një denoncim ndaj 22 personave, teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim, të tjerët kanë masa me të lehta.
Gazeta “Si” ka botuar edhe përgjimet që çuan nën pranga grupin e fajdexhinjve të Shkodrës. Gjithçka ka nisur kur ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit.
Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht, por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Hetimi vazhdon për ketë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë