Lajme

Facebook zbulon miliona pasworde të përdoruesve

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se fjalëkalimet e miliona përdoruesve të Facebook-ut nuk janë më sekret për 20,000 punonjës të rrjetit social.

Hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs foli në lidhje me problemet e mbrojtjes së të dhënave, ndërsa tha se janë zbuluar deri 600 milionë fjalëkalime.

"Fjalëkalimet që zbuluan mund të datojnë që nga viti 2012", tha ai. Në një deklaratë, Facebook tha se kishte zgjidhur tashmë një "gabim" që kishte ruajtur fjalëkalimet në rrjetin e saj të brendshëm. Në një ekspozitë të detajuar, Krebs tha se një burim i Facebook i kishte thënë për "dështimet e sigurisë" që i lejonin zhvilluesit e Facebook të krijonin aplikacione që regjistronin dhe ruanin fjalëkalimet pa i koduar ato.

Në komentet publike, Facebook tha se kishte zbuluar problemin ne janar si pjesë e një rishikimi rutinë të sigurisë. Dhe hetimi i tij tregoi se shumica e njerëzve të prekur ishin përdoruesit e Facebook Lite. "Ne do të njoftojmë qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram", tha kompania për Reuters.

Por shtoi se do të zbatojë një fjalëkalim të ri.

Në shtator të vitit të kaluar, thuhet se informacioni mbi 50 milionë përdorues ishte ekspozuar nga një problem i sigurisë.

Dhe më parë në vitin 2018 u zbulua se të dhënat për miliona përdorues ishin marrë nga kompania e shkencave të të dhënave Cambridge Analytica.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë