Lajme

Facebook tjetër betejë ligjore

Një gjykatë në Belgjikë ka dhënë urdhër që Facebook të ndalojë ndjekjen e njerëzve pa pëlqimin e tyre. Gjithashtu kompanisë i është kërkuar të fshijë të gjitha të dhënat që kishte mbledhur për njerëzit që përdorin Facebook. Gjykata shprehet se të dhënat u mblodhën ilegalisht.

Mbikëqyrësi i privatësisë së Belgjikës tha se kompania kishte shkelur ligjet e privatësisë duke vendosur kodin e ndjekjes - të njohur si cookies - në faqet e internetit të palëve të treta.

Facebook tha se do të apelojë kundër aktvendimit. Rrjeti social përballet me gjoba prej 250,000 eurosh. Gjykata tha se Facebook duhet "të ndalojë ndjekjen dhe regjistrimin e përdorimit të internetit nga njerëzit që shfletojnë faqe në Belgjikë, derisa gjithçka të përputhet ligjërisht me ligjet e brendshme belge".

"Facebook gjithashtu duhet të zhdukë të gjitha të dhënat personale të marra në mënyrë të paligjshme." Aktvendimi është i fundit në një mosmarrëveshje afatgjatë midis rrjetit social dhe Komisionit Belg për Mbrojtjen e Privatësisë (CPP).

Në 2015, CPP u ankua se Facebook-u gjente njerëzit kur vizituan faqe edhe nëse ata nuk ishin anëtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë