Lajme

Facebook: Rreth tre miliardë profile të rreme janë fshirë

Facebook ka publikuar raportin e vet të fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka hetuar mes të tetorit 2018 dhe marsit 2019. Gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, Facebook hoqi më shumë se tre miliardë llogari të rreme.
Gjithashtu janë fshirë më shumë se shtatë milionë postime që kishin gjuhë urrejtjeje. Për herë të parë, Facebook gjithashtu raportoi se sa postime u apeluan dhe sa u rikthyen në internet pas shqyrtimit. Në një konfernecë me gazetarët të enjten, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg goditi përsëri kundër thirrjeve të shumta për të hequr dorë nga Facebook, duke argumentuar se ‘forca’ e këtij rrjeti social bëri të mundur mbrojtjen nga problemet e rrjetit.

"Suksesi i kompanisë na ka lejuar të financojmë këto përpjekje në një nivel masiv. Mendoj se sasia e buxhetit tonë që shkon drejt sistemeve tona të sigurisë, është më i madh se të ardhurat e Twitter të këtij viti".

Llogaritë e rreme
Facebook tha se konstatimi dhe fshirja e llogarive të rreme është bërë për shkak se përdoruesit, të cilët kompania i cilëson si "aktorët e këqinj" kanë përdorur metoda të automatizuara për të krijuar një numër të madh të këtyre postimeve.
Ndërsa ka shtuar se janë shqyrtuar dhe fshirë shumica e tyre brenda disa minutave, para se të kishin ndonjë mundësi për të "shkaktuar dëm". Rrjeti social gjithashtu do të raportojë se sa postime që janë bërë për shitjen e mallrave siç janë droga dhe armët, janë fshirë. Në përgjithësi, rreth 5% e përdoruesve aktivë mujorë në Facebook kishin llogari të rreme. Për herë të parë, raporti zbulon se në periudhën janar-mars 2019 më shumë se një milion ankesa janë bërë pasi postimet janë fshirë për "gjuhën e urrejtjes". Ndërsa pas shqyrtimit, rreth 150,000 postime janë rikthyer sërish.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë