Teknologji

Facebook përpjekje për të ndaluar grupet raciste në rrjet

Gjatë muajve të fundit, Mark Zuckerberg ka folur gjerësisht rreth projektit të tij për Facebookun. Shkurtimisht, ky projekt përfshin “pivotimin” – siç thonë ata – në një rrjet social më privat. Një i cili në vend të lajmeve publike përqendrohet në hapësira të mbyllura. Ai zbuloi këtë plan në mars, një vit pas skandalit të Cambridge Analytica.

Qasja e Facebook ndaj privatësisë nuk do të thotë se po shmang tërësisht problemet e abuzimit. Tregimet e fundit kanë zbuluar se shqetësimi ishte i justifikuar. Të hënën, ProPublica zbuloi ekzistencën e një grupi privat të Facebook i cili përmbante shaka shqetësuese që supozohej se ishin postuar nga agjentët e patrullës amerikane të kufirit. Faqja e hetimit tha se komentet përfshinin tallje të emigrantëve që kishin vdekur në paraburgim, si dhe vërejtje agresive, seksiste rreth politikanëve femra. Grupi ka ekzistuar për më shumë se tre vjet dhe ka pothuajse 10000 anëtarë.

Një zëdhënës i Facebook i tha për BBC: “Ne duam që të gjithë që përdorin Facebook-un të ndihen të sigurtë.” Standardet tona aplikohen në Facebook, duke përfshirë edhe në grupe të fshehta. “Bashkëpunojmë me autoritetet federale në hetimin e tyre.”
Ndërsa një raport muajin e kaluar nga grupi hetimor me bazë në Kaliforni pa grupet e ekspozuara ku oficerët e policisë, nga më shumë se 50 departamente të ndryshme anembanë vendit, ndanë meme raciste. Facebook tha se ofron lajme lidhur me postimet që mund të përmbajnë dezinformata, por nuk ka ndonjë statistikë se sa efektive është kjo masë.

ProPublica ishte në gjendje të vëzhgonte vetëm grupin e Patrullës Kufitare falë dikujt që i dërgoi disa screenshot – përndryshe ky grup nuk do të ishte zbuluar kurrë.
Gazetari i Washington Post arriti të hyjë në disa grupe, por u ndalua dhe u bllokua menjëherë kur u bë e qartë se kush ishte ai. Facebook duket se e ka të vështirë të marrë përgjegjësinë lidhur me këto grupe.

 

Më Shumë