Teknologji

Facebook ndalon aplikacionet në telefonat Huawei

Facebook ka ndërmarrë hapa për të ndaluar instalimin e aplikacioneve të tij në telefonat Huawei, raporton Reuters. Ndalimi përfshinë aplikacionin kryesor të Facebook, si dhe aplikacionet nga kompanitë e saj subsidiare WhatsApp dhe Instagram. Veprimi u ndërmor në përgjigje të aksionit të qeverisë amerikane në maj për të penguar kompanitë amerikane që të përdorin firmat e huaja të telekomit të cilat i konsideron si një rrezik sigurie.

Njerëzit që tashmë posedojnë një telefon Huawei dhe kanë aplikacionet përkatëse të instaluara mund të vazhdojnë t’i përdorin ato. Facebook tha se ata gjithashtu do të vazhdojnë të furnizojnë përditësime për përdoruesit ekzistues në telefonat Huawei.

Huawei nuk ka komentuar vendimin e Facebook. Sidoqoftë, ky opsion nuk do të jetë më i disponueshëm nëse Google do të kufizojë qasjen nga telefonat Huawei në Play Story-n e saj në të ardhmen. Vendimi është një goditje tjetër ndaj Huawei, e cila këtë javë mësoi se Google nuk do të lejojë më pas që kompania të përdorë softuerin e saj bazë të Android pas mesit të gushtit. Tani për tani, Play Story për Android dhe të gjitha aplikacionet Google do të vazhdojë të jetë në dispozicion të Huawei-t. Shumë vende të tjera kanë vendosur kufizime ose ndalime të drejtpërdrejta për përdorimin e pajisjeve Huawei.

 

Më Shumë