Lajme

Facebook merr masa, zhduk faqet që përhapën lajme të rreme

Facebook ka hequr qindra llogari të mediave sociale dhe ka ndaluar një firmë izraelite për shkak të "sjelljes së bashkërenduar të paautorizuar" që synon kryesisht Afrikën.

Llogaritë e rreme shpesh kanë postuar në lajme politike, përfshirë zgjedhjet në vende të ndryshme, tha Facebook, që është përballur me kritika të shumta në lidhje me fshirjen dezinformatave në platformën e saj. Kompania krijoi një program i cili kontrollonte lajmet që postoheshin në platformë në vitin 2016 pak pasi Donald Trump u bë president i SHBA.

Në një postim në blog, Facebook tha se kishte hequr 265 llogari të mediave sociale që filluan në Izrael dhe u përqëndruan në Nigeri, Senegal, Togo, Angola, Niger dhe Tunizi, së bashku me "disa aktivitete" në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore.

"Njerëzit prapa këtij rrjeti përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, që të përhapinin përmbajtjen e tyre dhe rrisin angazhimin artificial.

"Ata gjithashtu përfaqësoheshin si vendas, përfshirë organizatat lokale të lajmeve dhe botuan informacione të dyshuara për politikanët" shkruante në këtë postim Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së kibernetikës në Facebook.

Një hetim zbuloi se disa nga aktivitetet ishin të lidhura me kompaninë izraelite Archimedes Group, tha Gleicher.

"Kjo organizatë dhe të gjitha filialet e saj tani janë të ndaluara nga Facebook dhe është lëshuar një letër pushimi dhe braktisjeje" tha ai.
Facebook është përballur me kritika në rritje për dështimin e zhdukjes së lajmeve të rreme që mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit votojnë në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë