Lajme

Facebook, Instagram dhe WhatsApp bien sërish

Disa përdorues të Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk kanë arritur të ngarkonin foto, video për disa orë gjatë ditës së djeshme dhe përgjatë mbrëmjes. Facebook, i cili zotëron tre aplikacionet, ka thënë se ishte në ndjeni të problemit dhe ishte "duke punuar për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të ishte e mundur".

Rrjeti social Facebook, dy aplikacionet e saj të mesazheve dhe Instagram-i kanë miliarda përdorues. Platforma rivale Twitter pati gjithashtu probleme, me disa përdorues që nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe të drejtpërdrejta ose të merrnin njoftime. Kompania përmes një postimi në twiter kërkoi falje për problemin e shfaqur"Aktualisht kemi disa çështje me dërgimin dhe njoftimet DM.

Aplikacioni Facebook Messenger, i cili shpesh instalohet ndaras, gjithashtu pati probleme.
Në mars rrjeti social Facebook pësoi një goditje, e cila u cilësua si më e rënda përgjatë gjithë ekzistencës së këtij rrjeti social Për më shumë se dhjetë orë, Facebook u bë i paaksesueshëm nga miliona përdorues, për shkaqe ende të panjohura. Problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe WhatsApp në prill. Facebook ka më shumë se 2.3 miliard përdorues aktivë mujorë dhe Instagram ka një miliard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë