Lajme

Facebook do të ndalojë postimet me informacione shëndetësore

Facebook do të shqyrtojë çdo postim me përmbajtje shëndetësore. Kompania do e marr këtë masë për të ndaluar postimet me përmbajtje mashtruese. Njoftimi u bë përmes një postimi të botuar publikisht javën e kaluar nga Travis Yeh, një menaxher i gjigantit të medias sociale. Kompania ka prezantuar dy përditësime për të reduktuar postimet me "përmbajtje që kanë të bëjnë me informacione shëndetësore dhe postimet që janë duke u përpjekur të shesin produktet ose shërbimet në bazë të kërkesave shëndetësore". Yeh shkruan se Facebook po trajton postimet që janë shumë të lexuara nga përdoruesit, dhe do të shqyrtojë atë çfarë shkruhet.

Frazat që zakonisht përdoren në postime që përfshijnë informacione mashtruese ose të ekzagjeruara rreth shëndetit do të identifikohen. Mekanizmat e Facebook do të shqyrtojnë çdo postim të bërë , që ka për qëllim, shitjen e produkteve mjekësore, dhe “informacioneve”, të rreme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë