Futboll

Everton-Liverpool, derbi i frikës në Premier League

Rrallëherë një “derbi Merseyside” ka ngjallur kaq shumë pritshmëri dhe frikë tek tifozët e Everton dhe Liverpool, sa ai i kësaj të mërkure në mbrëmje (21:00), i cili shoqërohet me sfida të shumta.

Në Liverpool, mbivendosja midis mbështetësve të LFC (Liverpool FC) dhe atyre të Evertonit është e fortë sa herë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën, fqinjët, kolegët e punës apo edhe anëtarët e së njëjtës familje, nuk flasin më me njëri-tjetrin përpara këtij takim për të shmangur çdo provokim që mund të dëmtojë përgjithmonë një marrëdhënie.

Shumë prej tyre ndjekin parimin e vendosur nga Neil Atkinson, një nga prezantuesit e ‘The Anfield Wrap’, një media dedikuar ‘Reds’: “Me ata të afërt me mua që mbështesin Everton, ne tani sillemi sikur kjo ndeshje nuk u zhvillua. Është më e shëndetshme”.

Ky tension i fshehtë që i paraprin çdo “derbi të Merseyside” ishte veçanërisht i dukshëm të martën, ndërsa Liverpool do të udhëtojë këtë të mërkurë në mbrëmje për te Everton (21:00).

Sepse ‘Reds’, aktualisht të dytët në Premier League, duhet të fitojnë nëse dëshirojnë të ruajnë ndonjë shpresë për të qenë kampionë, ndërsa ‘Toffees’, i gjashtëmbëdhjetë, nuk mund të përballojnë një pengesë, ndërsa kanë vetëm 5 pikë përpara (me një ndeshje më pak) më shumë se ekipi i parë i rënë, Luton.

“Nëse  e fitojmë  këtë derbi, do të ishte një fitore që do të na siguronte vazhdimësinë, si ato që morëm vitin e kaluar kundër Bournemouth (1-0, 28 maj 2023) ose vitin e kaluar kundër Crystal Palace (3-2, 19 maj, 2022), analizon Paul Quinn, i cili krijoi ‘The Esk’, një faqe kushtuar ‘Toffees’. Por ky sukses do të ishte edhe më i këndshëm sepse do t'i jepte edhe fund ëndrrave të ‘Reds’ për titull”.

Liverpool synon suksesin e 100-të të derbit

Po kështu, tifozët e Liverpool presin me kënaqësi se një triumf për ekipin e tyre, do ta afronte Evertonin me rënien nga Premier League. "Disa tifozë të ‘Reds’ e dëshirojnë hapur këtë rënie dhe madje ëndërrojnë që në një afat të gjatë të gjithë liverpulasit të rreshtohen pas Liverpool FC,"- shprehet Dan Fieldsend, i cili ka shkruar disa vepra që trajtojnë historinë e LFC.

Është e vërtetë që Everton kohët e fundit ka përjetuar probleme të tilla sportive dhe ekonomike (8 pikë dënimi për shkelje të ‘Fair Play’-it financiar të Premier League), që qëndrueshmëria e klubit mund të jetë dukur e rrezikuar, veçanërisht pasi ai është i përfshirë në një projekti i marrjes nga fondi amerikan i investimeve 777 Partners (aksionari kryesor i Red Star, i promovuar në Ligue 2), i cili është i ngadalshëm në realizim. "Kemi pasur kaq shumë gjëra kohët e fundit sa nuk mund t'ju përshkruaj shkallën në të cilën një fitore do të ndezë ‘Goodison Park’, do të ishte çmenduri,"- thotë Andy Costigan, një nga autorët e faqes Grand Old Team, e rezervuar për dashamirët e futbollit. Sidomos pasi nuk e kemi mundur Liverpoolin që nga viti 2010 në shtëpi”.

Nga ana e saj, faqja zyrtare e LFC-së ofroi të martën një tjetër këndvështrim historik, duke kujtuar se këtë të mërkurë në mbrëmje ‘Reds’ mund të arrijnë suksesin e tyre të qindtë në historinë e derbit dhe Jürgen Klopp të bëhet trajneri i parë i klubit, që fiton për herë të dhjetë kundër ‘Toffees’. Fakti që kjo është paraqitja e fundit e gjermanit në këtë përballje ia shton erën çështjes. “Mezi pres që ai të largohet, duke pasur parasysh rezultatet e tij kundër nesh (vetëm një humbje në 16 derbi),- thotë ftohtë David Downie, krijuesi i ‘Blue Room’, një podcast pro Everton. - Ajo që më qetëson është se Liverpool do ta ketë të vështirë të gjejë një zëvendësues në nivelin e tij”. Kushdo qoftë pasardhësi i tij (Arne Slot tani është favorit), ai në çdo rast do të duhet të integrojë shpejt rëndësinë jetike të “derbit të Merseyside” në sytë e tifozëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë