Lajme

Eurovision 2019-Bastet duan Holandën, votuesit… Shqipërinë!

Janë 26 shtete në garë që pretendojnë fitore sonte në Eurovision 2019, në Tel Aviv. Kjo është hera e tretë që festivali mbahet në Israel, pas fitores për të katërtën herë me Netta-n, vitin e kaluar në Lisbonë. Por cilët konkurrentë janë pretendentë këtë vit? Fansat dhe bastevënësit e kanë vënë gishtin tek disa...Votimet online e rendisin Shqipërinë në...vend të parë deri më tani.

Fituesit e mëdhenj

Irlanda mban rekordin për numrin më të madh të fitoreve me shtatë të tilla, megjithëse nuk kanë shtuar fitore të re që prej 1996-s. Suedia është e dyta, me gjashtë trofe, përfshi dy në shtatë vitet e fundit (Loreen më 2012 dhe Måns Zelmerlöë më 2015). Nëse Suedia pretendon fitore sonte, ata do të kapnin kryesimin e të gjithë kohëve.

Nëse Franca apo Britania do të merrnin kurorën, do t’i bashkoheshin Suedisë në vend të dytë. Do të ishte fitorja e gjashtë për secilin prej tyre. Fitoren e fundit, Britania e ka marrë më 1997-n. Këtë vit Britania i mban shpesat tek Michael Rice me këngën “Bigger than Us”. Ndërsa Franca, fitoren e fundit e ka shënuar 42 vjet më parë, në festivalin e 1977-s, me Marie Myriam dhe këngën “L'oiseau et l'enfant”, por shumë besojnë se Bilal Hassani mund t’i japë fund pritjes 42 vjeçare me këngën “Roi”.

Por a e dinë vërtet bastvënësit?

Shumë njerëz jo vetëm mbështesin këngën e preferuar duke votuar, por vënë edhe baste se kush do ta fitojë. Qëkur u prezantua kënga “Arcade” e përfaqësuesit holandez, Duncan Laurence, ai ka kryesuar rrugën me bastvënësit. Por jo gjithnjë bastvënësit godasin në shenjë. Në fakt favoriti nuk ka fituar për tre vite. Kjo mund të ndryshonte me Holandën, do të ishte e para fitore, që nga 1975 dhe do t’i jepte fund pritjes për një vend që ka fituar dy herë, më 1957 dhe 1959-n.

Sipas basteve, favoritja e dytë është Australia. Por shanset ranë shumë pas gjysmëfinales së parë. Të tretët dhe të katërtit në baste janë Suedia dhe Zvicra. Të dy vendet i kanë varur shpresat me artistë meshkuj solo, ashtu si edhe Italia që vjen e pesta në preferencat e basteve, Azerbajxhani i gjashti dhe Rusia e shtata. Në fakt, me përjashtim të Australisë, shtatëshja favorite janë të gjithë meshkuj. “Hatari” nga Islanda është banda e renditur më lart, e teta, pak përpara “KEiiNO”, nga Norvegjia, e cila është e nënta në shanset për fitore sipas bastvënësve.

Por çfarë thonë fansat?

Klubi ndërkombëtar i fansave të Eurovision, secili ka votuar të preferuarit, duke përdorur sistemin tradicional të pikëve. Sipas tyre, fitorja i shkon Italisë. Nëse Mahmood merr kurorën, ai do të ishte i treti fitues i Italisë, pas Gigliola Cinquetti më 1964 me “Non ho l'età” dhe Toto Cutugno “ Insieme, 1992”, që fitoi festivalin e 1990-s. Sipas fansave e dyta vjen Zvicira, Holanda e treta, Norvegjia në vend të katërt dhe Qiproja e pesta. Dy fitoret e Zvicrës kanë ardhur më 1988 me Celine Dion, e cila ishte vetëm 20 vjeç kur performoi, ndërsa e para ishte Lys Assia, më 1956-n.

A mund të ketë në fitore për herë të parë?

Dhjetë shtete që konkurrojnë nuk kanë fituar kurrë festivalin Eurovision. Qiproja iu afrua shumë vitin e kaluar, kur Eleni Foureira u rendit e dyta. Bashkë me Qipron është Malta, Shqipëria, Çekia, Maqedonia e Veriut, San Marino, Sllovenia, Islanda, Bjellorusia dhe Astralia po shpresojnë të marrin trofeun e parë këtë vit. Në linkun http://vote.esctoday.com/?fbclid=IwAR3Kt4flZz2rVOAcIP3JPkw1pQ8REZRiSgTA493pv36w_ArPQBWE8t6VM2c Jonida Maliqi me "Ktheju Tokë", kryeson ndjeshëm votimet online..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë