Në një shkresë të Europol kërkohet nga vendet anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë këto grupe kriminale që po tentojnë të falsifikojnë testin e COVID-19, përkundrejt parave, në mënyrë që të mund të lëvizë lirshëm nga një vend në tjetrit .
Falsifikimet e testeve kryesisht bëhen nga persona që janë pozitivë me COVID-19. Europol ka identifikuar se grupe kriminale kanë nisur nga falsifikimi i testeve COVID-19 duke i nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.
Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të ndryshme të Europës, kështu organet ligjzbatuese që të gjurmojnë grupet kriminale që mund ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.