Sport

Europiani i Peshëngritjes në Shqipëri, Calja premton medalje

Gazeta Si - Kampionati Europian i Peshëngritjes do të zhvillohet në Shqipëri. Briken Calja dhe shtangistët e tjerë kuqezi kanë kështu një motiv më shumë për të fituar medalje.

Calja, peshëngritësi ynë më i mirë, ka shumë besim se do t’u falë kënaqësi shqiptarëve, duke fituar medalje në peshën e tij.

Briken Calja. Gazeta Si, 27 maj 2022

“Kampionati Europian në Shqipëri, në tokën tonë. Është një mundësi perfekte, të cilës do mundohemi t’i marrim më të mirën e mundshme.

Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni në Kampionatin Europian “Tirana 2022”, ku do të garoj në peshën deri në 73 kilogramë. Jam gati për këtë sfidë me peshë dhe jashtëzakonisht i qartë në mendje se çfarë do të kërkoj dhe do të marr”, - shkruan Calja në faqen e tij në Facebook.

Ai do të garojë ditën e martë dhe salla e kompleksit “Feti Borova”, ku do të zhvillohet aktiviteti, pritet të jetë plot me sportdashës kuqezi.

“Siguria e medaljeve të mëparshme dhe përgjegjësia që kampionati zhvillohet ne Shqipëri, me jep dyfish motivim për këtë sfidë.

Pas vetes kam shumë zemra kuqezi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime për t’i dhënë Shqipërisë medalje në vendin e vet”, - shkruan më tej Calja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë