Ne rrjet

Europa lehtëson masat. Hapen shkollat, dyqanet dhe tregjet

Miliona njerëz në të gjithë Europën do të jenë në gjendje të shijojnë sot disa prej aktiviteteve të jetës normale, pasi pjesa më e madhe e vendeve të kontinentit të vjetër kanë aprovuar lehtësimin e masave të izolimit.

Në Francë, nga e hëna qytetet do jenë gjendje të ecnin jashtë pa marrë leje për herë të parë në gati tetë javë, mësuesit do të fillojnë të kthehen në shkollat fillore, dhe disa dyqane - përfshirë parukeritë do të rihapen. Sidoqoftë, baret, restorantet, teatrot dhe kinematë do të mbesin të mbyllura. Në zonat ku nuk ka shumë raste do të lejohet hapja e parqeve dhe kopshteve, ndërsa maska është e detyrueshme në transportin publik. Baret, restorantet dhe kinematë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Italia fqinje nga ana tjetër është një nga vendet më të prekura nga COVID-19, ndaj edhe masat lehtësuese janë më të pakta se vendet e tjera. Duke filluar nga sot, në Itali gati 20% e të punësuarve do të rikthehen në punë, por shumica e dyqaneve do të mbeten të mbyllura. Parukeritë do të duhet të presin deri në qershor, ndërsa kryeministri Conte në një deklaratë ka thënë se italianët do të mund dalin nga karantina për pushimet verore.

Duke filluar nga sot Greqia të lejojë hapjen e të gjithë dyqaneve, që mundëson kthimin e një të tretës së punonjësve në vendin e punës. Në gjimnaze kthehen në shkollë nxënësit, në mënyrë që të mund të japin provimet.

Në Spanjë lehtësimet do të jenë në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantet do të hapen. Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet ndalimi i plotë i lëvizjes.

Në Belgjikë shumica e bizneseve do të rifillojnë aktivitetet e përditshme nën masa të forta sigurie, por mbeten ende të mbyllura baret dhe restorantet. Distancimi social është i detyrueshëm.

Në Holandë do të hapen shkollat fillore me gjysmën e nxënësve, ndërsa janë hapur edhe kopshtet, bibliotekat dhe parukeritë.

Në Zvicër,  nga sot, shkollat do të rihapen. Dyqanet, tregjet, muzetë, bibliotekat dhe restorantet gjithashtu do të lejohen të rihapen me kusht që ato të respektojnë "masat paraprake". Niveli i kërcënimit nga koronavirusi në vend mbetet ‘i jashtëzakonshëm’, sidoqoftë, sipas klasifikimit të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë