Futboll

Europa League/ Shakhtar eliminon ekipin e Xhakës, Ocampos heroi i Sevilla (video)

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të Europa League, ku Shakhtar Donetsk dhe Sevilla kanë arritur që të kalojnë në gjysmëfinale, duke eliminuar respektivisht Basel dhe Wolves.

https://streamable.com/4ftk6o

Ekipi ukrainas mposhti 4-1 Baselin e Taulant Xhakës (la fushën e lojës pas një dëmtimi në minutën e 60-të) në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase dhe do të ndeshet me Interin për një biletë në finalen e madhe.

Në pjesën e parë ukrainasit shënuan me anë të Moraes dhe Taison, duke vulosur kualifikimin. Alan Patrick dhe Dodo realizuan në 45 minutat e dyta, teksa van Wolfswinkel shënoi golin e nderit në kohën shtesë.

https://streamable.com/0c7cli

Në sfidën tjetër mes Sevilla dhe Wolves, spanjollët 5 herë fitues të këtij kompeticioni, arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale falë golit të sulmuesit Lucas Ocampos, dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Anglezët fituan një penallti, por goditja e Raul Jimenez u prit nga portieri i ekipit andaluzian. Një sukses për ekipin spanjoll që do të ndeshet me Manchester United në gjysmëfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë