Futboll

Europa League, Porto mbërrin në Romë, Fenerbahce udhëton drejt Anderlecht

Ish fituesit e Porto-s (në vitin 2011 dhe 2003) do të përballen me Romën e Claudio Ranieri-t në atë që shihet si çifti më i fortë në sfidat play-off të fazës knockout në Europa League. Një tjetër përballje e fortë është ajo mes Fenerbahce të Jose Mourinho-s dhe belgëve të Anderlecht. Ndërsa Ajax do të luajë me fqinjët e Union Saint-Gilloise nga Belgjika. Fitueset e raundit play-off do të kualifikohen mes 16 më të mirave ku do të ndeshen me 8 skuadrat e para nga faza e Ligës.

Shorti i Play-off në fazën knockout

Lazio u rendit në krye duke lënë pas Athletic Bilbao-n, United dhe Spurs. Me disa elementë të raundit pasardhës të paracaktuar, skuadrat nga Premier League dinë që do të ndeshen me fitueset e sfidave play-off, AZ Alkmaar-Galatasaray ose Midtjylland-Real Sociedad. Spurs luajtën ndaj AZ Alkmaar dhe Galatasaray-t në fazën e Ligës. Ata fituan 1-0 ndaj holandezëve në shtëpi dhe humbën 3-2 ndaj gjigandit turk në Stamboll. United luajti ndaj Galatasaray-t në grupet e Champions League një vit më parë duke marrë vetëm 1 nga 6 pikët e mundshme.

Rruga drejt Finales së Bilbaos

Real Sociedad është kundërshtar i njohur në “Old Trafford” pas vizitave në grupet e Champions League 2013/14, raundin e 32 më të mirëve në Europa League në vitin 2021 dhe grupet e Europa League në vitin 2022. Sfidat e para do të zhvillohen më 13 Shkurt, ato të kthimit një javë më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë