Treg

Europa: Jemi gati për luftë tregtare nëse SHBA ushtron presion

Ministri francez i financave tha se ai nuk do që Bashkimi Europiantë jetë fronti i fundit në luftën globale tregtare, por Blloku duhet të godasë SHBA-të me sanksione nëse nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për ndihmën e avionëve.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për pasojat dramatike të kësaj lufte tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve në nivelin e rritjes ekonomike,’’ u shpreh ministri Bruno Le Maire sot në Luksemburg përpara gazetarëve. “A dëshirojmë ne ti bashkëngjitemi luftës tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës?’’

Organizata Botërore e Tregtisë i dha Sh.B.A-ve këtë muaj për të vendosur tarifa për rreth 7.5 miliardë dollarë të eksporteve europiane çdo vit në shenjë hakmarrjeje për ndihmë të paligjshme qeveritare ndaj Airbus SE. BE ka thënë se do të hakmerret ndaj tarifave të vendosura që lidhen me Airbus kur OBT vendos në fillim të vitit të ardhshëm për një mosmarrëveshje të ngjashme rreth subvencioneve që Sh.B.A i ka dhënë Boeing Co.

Teksa negociatori i lartë i BE-së për tregtinë, Cecilia Malmstrom, tha seshpreson që të arrihet një zgjidhje që do të shmangte një përshkallëzim tarifash, blloku ka botuar tashmë një listë paraprake të mallrave amerikane - nga ketchup te video-lojërat - duke u synuar tarifa hakmarrëse për produkte që arrijnë në 12 miliardë dollarë që lidhen me çështjen Boeing.

"Unë jam ende duke shpresuar për një zgjidhjeje," tha Le Maire. "Por administrata Amerikane duhet të jetë e vetëdijshme se nëse nuk ka një zgjidhje, Europa nuk do të ketë zgjidhje tjetër, por të hakmerret dhe të vendosë sanksione gjithashtu".
"Nuk është në interes të Europës të hyjë në një luftë tregtare me Sh.B.A-të dhe unë besoj fuqimisht gjithashtu se nuk është në interes të Sh.B.A-ve një luftë e tillë me Europën."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë